Kontrolle për të frenuar çmimet/ Ekspertët: Inspektorati të dalë në terren!

March 13, 2022
1 minut lexim

Një bidon uji 5 litër, që më përpara e blinim 100 lekë, tashmë në etiketën e re shënohet çmimi 120 lekë. Konsumatorët do ta blejnë atë 20 lekë më shtrenjtë.

Rritja e ushqimeve dhe pijeve jo alkoolike arriti në 7% gjatë muajit shkurt sipas INSTAT. Kjo do të thotë se çdo produkt i shportës së konsumatorit ka pësuar rritje nga 10-20 lekë, veçanërisht në tre muajt e fundit.

Vaji për gatim dhe mielli janë dy produktet që kanë pësuar edhe goditjen më të madhe të çmimit në treg.

Sipas ekspertit të ekonomisë Fatos Çoçoli çmimet duhen frenuar me ndërhyrje shtetërore.

“Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së tregut, një institucion që paguhet me taksat tona nuk ka dalë fare në terren. Edhe në bilancet që bën ky institucion në gjashtëmujorët e tij nuk ka asnjë subjekt të pezulluar. Ata duhet të ishin në këmbë përballë situatës së rritjes së çmimeve, sepse në këto kushte ka edhe abuzime”.

Qeveria prezantoi Paketën e Rezistencës Sociale për të zbutur pasojat e krizës.

“Do të japim 3 mijë lekë shtesë për të pakësuar ndikimin e krizës së rritjes së çmimeve”, tha kryeministri Edi Rama.

“Në bazë të përllogaritjes së produkteve të shportës ndihma për këto shtresa në sasinë e 3 mijë lekëshit nuk mjafton dhe duhet të rishikohet me rritje nga qeveria”, shprehet Çoçoli.

Qeveria vendosi të ndërhyjë duke rritur pagesat për shtresat në nevojë, duke rritur pagën minimale në 32 mijë lekë dhe duke indeksuar pensionet, por refuzoi në mënyrë kategorike uljen e TVSH-së apo taksave të tjera, një nga kërkesat e përsëritura shpesh nga opozita dhe protestuesit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Lojtari shpërthen në lot pas golit të shënuar

Story i radhës

Mourinho: Për fat të keq mund të kuptohen shumë gjëra nga gjuha e trupit

Të fundit nga

ShkoLartë