kontrolle ne te gjithe komunat prioritet cerdhet dhe shkollat 67e0549f66808

Kontrolle në të gjithë komunat, prioritet çerdhet dhe shkollat

March 23, 2025
1 minut lexim

Në të gjitha komunat më të mëdha veç më po behën kontrolle të detajuara të objekteve, duke përfshirë, dokumentacionin e objekteve dhe respektimin e të gjithë standardeve të sigurisë. Sipas kryetarit të BNJVL-së, Orce Georgievski, kontrollohet gjithçka, duke përfshirë, nëse objektet kanë pajisjet e duhura për shuarjen e zjarrit dhe hidrantë funksionalë, kontrollohet nëse instilacionet elektrike janë të sigurta dhe të mirëmbajtura, a ka plan evakuimi dhe shtigje të shënuara, dhe se a i posedojnë të gjitha dokumentet përkatëse dhe elaborate sigurie. Sipas Georgievskit, të gjitha komunat në koordinim me BNJVL-në kanë filluar aksione kontrolli të jashtëzakonshme në të gjitha objektet publike.

“Në komunat më të mëdha veç më behën kontrolle të detajuara të objekteve, dokumentacionin e tyre, dhe respektimin e të gjithë standardeve të sigurisë. Kontrollohet gjithçka sepse nuk duhet të lëshohet asgjë, kontrollohet nëse objektet kanë pajisjet e duhura të shuarjes së zjarrit dhe hidrantë funksional kundër zjarrit, kontrollohet nëse instilacionet elektrike janë të sigurta dhe të mirëmbajtura, a ka plan evakuimi dhe shtigje të shënuara, dhe se a i posedojnë të gjitha dokumentet përkatëse dhe elaborate sigurie. E bëjmë të qartë, do të ketë zero tolerancë për parregullsitë eventuale, nëse inspektorët shohin se diku ka mangësi apo nuk respektohen standardet e shkruara, do të merren masa vendimtare sipas kompetencave të vetëqeverisjes lokale, ajo do të thotë që objektet që nuk janë të sigurt do të marrin urdhër për largimin urgjent të mangësive dhe nëse duhet edhe do të mbyllen përkohësisht nëse këto mangësi nuk rregullohen. Nuk do të lejojmë që neglizhenca apo papërgjegjësia të vazhdojnë të rrezikojnë qytetarët tanë, ligjet duhet të vlejnë për të gjithë njësoj dhe të gjithë që i kanë shkelur do të ballafaqohet me pasojat”, tha Orce Georgievski – kryetar i BNJVL-së.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

isha e cmendur danja rrefen per lidhjen me ish partnerin u fejua me nje vajze te virgjer 67e0506e3f67f
Story i mëparshëm

“Isha e çmendur…”/ Danja rrëfen për lidhjen me ish-partnerin: U fejua me një vajzë të virgjër

neser nis pagesa prej 150 000 denare per cdo familje te prekur nga tragjedia ne kocane 67e054a1d8b02
Story i radhës

Nesër nis pagesa prej 150.000 denarë për çdo familje të prekur nga tragjedia në Koçanë!

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë