Kontrolle në shtëpitë e të moshuarve, kushte johigjienike dhe ushqim i pasigurt

November 2, 2024
1 minut lexim

Shkup, 2 nëntor – Kushte johigjienike, ushqim jo të sigurt dhe me prejardhje të dyshimtë janë pjesë e parregullsive të cilat i ka konstatuar Inspektorati gjatë një mbikqyrje të jashtëzakonshme në shtëpitë e të moshuarve.

Mbikqyrja është realiuzuar në 41 Shtëpi për të moshuar ndërsa përveç gjobave në të holla, nuk është mbylur as një nga Shtëpitë e të moshuarve tek të cilët janë konstatuar parregullsitë. Për të qëndruar në këto shtëpit pensionistëve u kushton mbi 20 mijë denarë në muaj, ndërsa Shtëpitë private këtë shërbim e ofrojnë për mbi 40 mijë denarë.

18 prej tyre nuk kanë pasur leje për të operuar me ushqimin ndërsa 14 prej tyre kanë dhënë ushqim ndërsa nuk kanë pasur leje pët të.

“Janë shqiptuar 16 vendime për heqjen e parregullsive të vërtetuara. Prej të cilave tek 4 operatore për kushte të pamjaftueshme higjienike ndërsa te tre operatorë është vërtetuar se të punësuarit nuk kanë zbatuar kontroll të obligueshëm shëndetësor. Vendim për urdhër zbtimi kanë marrë 16 operatorë, urdhërpagesë për kundërvajtje kanë marrë 18 operatorë. Katër nuk i kanë plotësuar kushtet për higjienë. Nuk kanë kontrollë mjeksore për të punësuarit 3. Në përgjithësi tek 5 operatorë kemi 38.3 kg ushqim dhe 240 vezë apo në total 40kg ushim të pasigurtë”, u shpreh drejtori i Agjensisë për ushim dhe veterinari, Oliver Millanov.

Shtëpitë shtetërore për të moshuar janë të stërmbushura. Në listë të pritjes janë 250 qytetarë. Në nivel shtetëror ka 5 Shtëpi shtëtërore për të moshuar me kapacitet për 600 shtretër.

Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale theksojnë se punojnë për rritjen e kapacitetit të Shtëpive për të moshuar në tërë vendin ndërsa në adaptim dhe rikonstrium e sipër janë mbi 6 Shtëpi për të moshuar.

Për momentin sipas të dhënave të Ministrisë së punës dhe politikës sociale ka 42 Shtëpi private për të moshuar dhe në to janë të akomoduar rreth 1200 qytetarë.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rexhbeçaj zverdhet në barazim me Wolfsburgun 

Story i radhës

Filluan punimet në autostradën Prilep-Manastir / Mickoski: Në fund të 2027-tës do të bëhet gati

Të fundit nga

ShkoLartë