Trajneri i futbollit Ramush Gashi, uron 27 vjetorin e gazetës “Bota sot”.
Gashi, është kontribues i madh i futbollit të Kosovës apo siç njihet si krahu i djathtë i saj, tha se “Bota sot”, po luan rol të madh në informimin për sportin mbarëshqiptar.
“Urime 27 vjetori i gazetës ‘Bota sot’.
Gazetari Kemajl Goca, respekt të veçantë miku im i nderuar për punën tuaj të palodhshme në mbështetjen e të gjitha sporteve të Kosovës dhe diasporës në Gazetën ‘Bota sot’. Jeni me të vërtet Legjende e gjallë e informimit të saktë për Lexuesit e shumtë të gazetës tuaj”, uron me përzemërsi Gashi.