Tashmë është zyrtare, Rade Kruniç ka vijuar bashkëpunimin me Milanin edhe për 3 sezonet e ardhshme!
Mesfushori boshnjak ka firmosur rinovimin e kontratës me kampionët në fuqi të Italisë për 3 vite, ku pritet ta mbajë të lidhur në Milano për të paktën deri më 30 qershor 2025.
Këtë lajm e ka bërë vetë publik klubi kuqezi me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar.
28-vjeçari po zhvillon sezonin e tij të katërt me klubin kuqezi, teksa më parë ka mbajtur veshur edhe fanellat e Empolit, Borac 1926 dhe Donji Srem.
Në këtë sezon në Serinë A me Milanin, Kruniç është aktivizuar vetëm një sfidë, atë ndaj Udinezes dhe aktualisht ndodhet i dëmtuar.