Policia greke po vijon një oepracion nga i cili janë arrestuar 12 persona, që kishin hapur kompani të eksportit të pijeve të alkoolit në Shqipëri, por i rikthenin në Greqi.
Tre kompani ekzistuese greke kishin hapur tre virtuale, dy në Shqipëri dhe një në Austri, ku supozohej të përfundonin produktet e importuara, gjë që nuk ndodhi, dhe kështu përfunduan duke rishitur pije pa doganë për bizneset në territorin grek.
Në thelb, dukej se kompania e supozuar austriake po kërkonte nga kompanitë greke që në emër të saj t’i eksportonin pijet në dy kompanitë shqiptare, por kamionët mbërritën bosh në kufirin greko-shqiptar, kompanitë greke thjesht i mbajtën pijet pa doganë dhe i rishitën brenda vendit.
Në këtë mënyrë anëtarët e grupit realizuan të ardhura më të mëdha për ta dhe humbje miliona euro për shtetin grek, pasi nuk u shlyen detyrimet e parashikuara.
Sipas informacioneve, në këtë rast është përfshirë edhe një zyrtar i lartë i Autoritetit të Pavarur të të Ardhurave Publike në Athinë.
Informacionet thonë se zyrtari bënte letra false për të shoqëruar pijet kontrabandë jashtë vendit.
Burimi: botasot.info