Kontingjenti i dytë i karabinierëve moldavë i bashkohet KFOR-it

October 19, 2024
1 minut lexim

Kontingjenti i dytë i karabinierëve nga Inspektorati i Përgjithshëm i Karabinierëve (IGC) të Moldavisë është vendosur për të marrë pjesë, me rotacion, në misionin paqeruajtës ndërkombëtar në Kosovë në kuadër të KFOR-it.

Pjesëmarrja e karabinierëve moldavë në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare është dëshmi konkrete e kontributit të këtij vendi në stabilitetin dhe sigurinë rajonale, tha ministri i Punëve të Brendshme i Moldavisë, Adrian Efros, në ceremoninë e dislokimit.

Profesionalizmi dhe përkushtimi i karabinierëve tanë njihen ndërkombëtarisht dhe këto misione forcojnë bashkëpunimin tonë me partnerët e jashtëm dhe forcojnë prestigjin e Moldavisë në skenën ndërkombëtare”, tha ministri Efros, raporton “radiomoldova”.

Ambasadori italian në Republikën e Moldavisë, Lorenzo Tomassoni, vlerësoi përfshirjen e karabinierëve moldavë në misionin e KFOR-it, duke theksuar se ky bashkëpunim kontribuon në forcimin e sigurisë rajonale dhe paraqet një hap të rëndësishëm në procesin e integrimit evropian të vendit.

Sipas autoriteteve, pjesëmarrja e karabinierëve në këto misione është shembull i angazhimeve të Republikës së Moldavisë ndaj Kartës së OKB-së dhe traktateve ndërkombëtare, duke dëshmuar kështu dëshirën e vendit për të promovuar paqen dhe sigurinë globale.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Vështirësitë e fermerëve të ullirit në Berat, bie niveli i prodhimit në 30%

Story i radhës

Probleme teknike, dy lagje të Prishtinës mbeten pa ujë

Të fundit nga

Reagon LSDM: Ekonomia ka ra në gjunjë!

4 Shkup, 3 qershor – Reagoi LSDM. Thonë se vetëm Mickoski jeton mirë, ndërsa realiteti është se ekonomia është në gjunjë. Në njoftimin e tyre thuhet: Është e qartë se Mickoski jeton

Temperaturat të mërkurën deri në 31 gradë Celsius

Nesër, e mërkurë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kryesisht përreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius. Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të
sqmken
ShkoLartë