konte i rrethuar akuzat interi ia dhuroi titullin 698e26027f946

Konte i rrethuar, akuzat: Interi ia dhuroi titullin

February 12, 2026
1 minut lexim

Katër muajt e ardhshëm mund të jenë edhe të fundit për Antonio Konten në pankinën e Napolit. Emri i tij është sërish në qendër të vëmendjes, sidomos pas eliminimit të radhës të Napolit, këtë herë nga Kupa e Italisë, e shoqëruar me një shpërthim nervash në konferencë për shtyp lidhur me arbitrat dhe titujt mediatikë.

Trajneri nga Salento u përpoq të imitonte Zhoze Mourinhon, pa e përmendur drejtpërdrejt. Një “Konte 3” duket i vështirë për t’u imagjinuar dhe me shumë gjasa në qershor do të vijë ndarja me presidentin De Laurentis. “Nëse do të isha në vend të presidentit të Napolit, nuk do ta konfirmoja”, u shpreh Nando Orsi në ‘Radio Radio’.

– “Këtë sezon ka bërë shumë keq. Ka fituar një kampionat ndoshta të dhuruar nga Interi, por nuk ka qenë ndonjë mrekulli”. Orsi shtoi më tej. “Më ka zhgënjyer në menaxhim dhe në mënyrën e lojës.

Flet për arbitrat vetëm kur i leverdis. Më pëlqen si trajner, por ndonjëherë pak autokritikë do t’i bënte mirë”, thotë ai. Por kush mund ta zëvendësojë? Sipas gazetarit Xhovani Skoto, gjithashtu i ftuar në “Radio Radio”, De Laurentis pëlqen dy profile, Vinçenco Italiano (siç dihet tashmë) dhe Rafaele Paladino.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mos me fol me ti elijona i jep fund raportit me klodin 698e1f771a654
Lajmi i mëparshëm

“Mos më fol më ti”, Elijona i jep fund raportit me Klodin?

be ja thirrje linjave ajrore shmangni hapesiren iraniane deri me 31 mars 698e26cd84694
Lajmi i radhës

BE-ja thirrje linjave ajrore: Shmangni hapësirën iraniane deri më 31 mars

Të fundit nga

Betohen 20 deputetë të rinj në Kuvend

Gjashtëmbëdhjetë deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe dy nga komunitetet jo serbe janë betuar në Kuvendin e Kosovës, pasi të njëjtit kanë zënë vendet e bashkëpartiakëve të tyre, të cilët kanë marrë poste
ShkoLartë