Konsulli i nderit Ejup Abdullahi mori pjesë në Astana International Forum 2025 (AIF 2025)

June 1, 2025
1 minut lexim

Astana, 1 qershor – Konsulli i nderit të Kazakistanit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ejup Abdullahi po merr pjesë në Astana International Forum 2025 (AIF 2025) – Connecting Minds, Shaping the Future dhe bashkë me kreun e komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski kanë takuar personalitete të shumta atje e mes tyre edhe Serik Zhumangarin, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Ekonomisë Kombëtare me të cilin edhe kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi.

Postimi i plotë:

Me ftesë të z.Serik Zhumangarin, Zëvendëskryeministër dhe Ministrit i Ekonomisë Kombëtare të Republikës së Kazakistanit, isha i pranishëm në forumin ndërkombëtar në Astana – Astana International Forum 2025 (AIF 2025) – Connecting Minds, Shaping the Future.

Në forumin në Astana mori pjesë edhe Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova dhe një delegacion nga vendi ynë.

Së bashku me z.Maksim Dimitrievski, Kryetar i komunës së Kumanovës, u takuam me z.Meiram Kozhukhov, Akim i qytetit të Karagandës dhe ishim pjesë e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit për zhvillimin e marrëdhënieve midis qeverive lokale midis Kumanovës dhe Karagandës si dhe me biznesmen të njohur të vendit.

Nikoqiri ynë gjatë vizitës ishte Ambasadori i Republikës së Kazakistanit në Maqedonin e Veriut, z.Satibaldi Burshakov.

Si Konsull Nderi i Republikës së Kazakistanit në Maqedoni, jam krenar për bashkëpunimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Miley Cyrus zbulon marrëdhënien me prindërit: I respektoj ata si individë më shumë se sa si prindër

Të fundit nga

Dortmundi lëviz i pari,

Kapitulli tjetër në “thrillerin” e transferimeve! Telenovela për xhevahirin e mesfushës Xhob Bellingam (19) ka hyrë në raundin tjetër. Siç raportojnë “Sky” dhe “VAZ”, thuhet se drejtori sportiv i Dortmundit, Sebastian Kehl
sqmken
ShkoLartë