Konstituohet Këshilli i Sigurisë

November 4, 2024
1 minut lexim


Presidentja Gordana Siljanovska Davkova mbajti seancë konstitutive të Këshillit të Sigurisë. Seanca u mbajt prapa dyerve të mbyllura, transmeton TV21.

Në këtë seancë u konstatua se gjendja në vend është stabile dhe nuk ka indice për cenimin e kufijve, integritetin dhe sovranitetin e shtetit. Të pranishmit kanë konstatuar se sistemi i sigurisë kombëtare është funksional, ndërsa u fol edhe për pjesëmarrjen e Armatës në misionet.


Në këtë seancë morën pjesë edhe anëtarët e Këshillit të sigurisë të cilët presidentja një kohë më parë i emëroi, këta janë: Malinka Ristevska Jordanova – eksperte për eurointegrime, Xhevdet Hajredini – ish ministër i financave dhe Vlladimir Spiridonov-ekspert për ndryshime klimatike.

Por me ftesë të Siljanovska Davkovës morën pjesë edhe kryeshefi i Shtabit të përgjithshëm të Armatës, Sashko Llafçiski dhe drejtorët e sapo emëruar të Agjencisë kombëtare për zbulim, Gabriella Jakovleva dhe të Agjencisë për siguri kombëtare, Bojan Hristovski. Këshilli i sigurisë do të mblidhet në çdo tre muaj, thuhet në kumtesën e kabinetit.



Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ali Ahmeti: UÇK e ruajti këtë vend të bashkuar, pa shqiptarët Maqedonia nuk do të ekzistonte…

Story i radhës

Berisha: Rama sot inaguroi për herë të 3-të Urën e Kukësit, e ndërtuar me paratë e taksapaguesve

Të fundit nga

ShkoLartë