Konsiderohet si dita më e zezë e vitit, sot e premte 13, a duhet të frikësoheni?

January 13, 2023
min lexim

Nëse je supersticioz dhe shqetësohesh për këtë bashkim dhe historinë që fshihet pas, nuk je vetëm. Data 13 e premte, prej vitesh, që para lindjes së Krishtit, është konsideruar një prej ditëve më të pafata të vitit. Për shumë njerëz, ky është makthi më i madh që mund të ndodhë në kalendarin e një viti. Dhe përkon pikërish sot më 13 Janar 2023.

Po çfarë simbolike ka e premtja që bie më datë 13?

Psikologët e njohin këtë fenomen dhe e kanë përkufizuar me një fjalë të vetme këtë ndjesi – paraskavedekatriaphobia (greq. fobia nga e premtja e datës 13), ose ndryshe frika nga e premtja e datës 13.

Një mundësi për të shmangur çdo të papritur është të rrish në shtrat gjatë gjithë ditës së premte, sipas psikologëve, ose të bësh atë që bëjnë edhe shumë njerëz të tjerë – e injorojnë supersticionin dhe bëjnë të njëjtat gjëra si zakonisht.

Një lojë numrash?

Origjina ditës së premte, data 13, dhe konsiderimi i saj si një ditë e pafat, në fakt është një mister i lashtë.

Numri 13 është konsideruar një numër i pafat për shumë vite, edhe para lindjes së Krishtit. Ndryshe nga numri 12, i cili është i njohur historikisht si numri i plotësisë (12 muajt e vitit, 12 zotat e Olimpit, 12 orët e kohës, 12 fiset e Izraelit, 12 apostujt e Jezusit, 12 pasardhës të Muhamedit…), fqinja e tij, 13-a, është parë gjithmonë si përjashtim.

Por 13-a ka edhe një referencë biblike të pafat. Juda, apostulli i cili tradhtoi Jezu Krishtin, supozohet të ishte mysafiri i 13-të në darkën e tij.

Krishti u kryqëzua në ditën e premte.

Në shekullin XIV, Geoffrey Chaucer e referoi të premten si një ditë të pafat: “Një e premte me fat të keq.”

Një tjetër fakt që e theksoi supersticionin e së premtes ishte edhe publikimi i romanit të Thomas W. Lawson, në 1907-ën, ditë e premte. Në roman i jepet rëndësi superticionit, por edhe panikut që krijohet në Wall Street për të premten e datës 13.

Në numerologji, gjithashtu, 13-a është konsideruar si një numër i parregullt dhe është numri që përdorin shtrigat për mbledhjet e tyre.

Në shumë vende perëndimore, ndërtesat e shmangin katin e 13-të. Po kështu, shumë shtëpi, por edhe hotele, shpesh nuk kanë numër 13. Ky është edhe rasti i Carlton në Londër, i cili nuk e ka të shënuar katin e trembëdhjetë.

Po studimet ç`thonë?

Në një studim statistikash në Irlandë ka rezultuar se kriminaliteti ishte disi më i lartë të premteve, por kjo s`ka pse lidhet me këtë datë. Ndoshta njerëzit të premten e ndryshojnë sjelljen. Nuk janë në punë, janë më të lirë, dalin, frekuentojnë lokale nate dhe dehen.

Kurse në një hulumtim të kryer në Holandë është mësuar se gjatë kësaj dite ndodhin më pak aksidente, zjarre dhe krime, sidomos për faktin se ata që kanë frikë nga kjo datë bëjnë ç’është e mundur për t’i ikur ndonjë veprimi të keq.

Shkencëtarët thonë që supersticioni tek njerëzit është një mekanizëm mbrojtës. Ata ndihen më të sigurt kur kanë pak frikë se sa kur e injorojnë këtë ditë. Madje është gati e pamundur ta injorojnë.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gjykata lë në burg 3 zyrtarët e Ministrisë së Financave

Story i radhës

ZPS-së i refuzohet kërkesa që Pjetër Shalës t’i përgjohen komunikimet me familjen

Të fundit nga

Merkel: Çështja Brexit, një poshtërim ndaj BE

Në librin e saj “Freedom”, ish-kancelarja gjermane shkruan se çfarë mund të kishte bërë më shumë për të ndalur Britaninë Në librin e saj “Freedom”, ish-kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e ka
ShkoLartë