Konkursi i hakerëve Pwn2Own, hakohet Windows 11

May 20, 2022
1 minut lexim

Microsoft vazhdimisht tregon përpjekjet e mëdha që bën për të siguruar softuerin e kompanisë. Si rezultat të gjithë ne presim që një grup hakerash do të ketë vështirësi të madhe në hakimin e produkteve si Windows.

Për fat jo të mirë një konkurs hakimi provoi të kundërtën me Windows 11 dhe Teams që u hakuan në një ditë të vetme nga disa prej hakerëve më të mirë në botë.

Raportuar në Iniciativën Zero Day, konkursi Pwn2Own është ende duke u mbajtur. Gjatë kësaj gare hakerët konkurrojnë me njëri-tjetrin për të hakuar disa softuerë dhe treguar aftësitë e tyre.

Pwn2Own është një konkurs hakerësh etikë dhe nëse një haker zbulon një dobësi, e raporton atë tek zhvilluesit në mënyrë private që këta të fundit ta adresojnë.

Në këmbim ata shpërblehen në para, një marrëdhënie simbiotike që quhet “bug bounty” si një mënyrë plotësisht e ligjshme të fituarit për hakerët etikë me aftësitë e tyre.

Gjatë konkursit u realizuan tre sulme të suksesshme nga Microsoft Teams dhe dy ndaj Windows 11-ës. Secili sulm kishte shpërblime nga 40 mijë dollarë më i ulëti deri në 150 mijë dollarë më i larti.

Microsoft nuk ishte viktima e vetme e konkursit. Mozilla dhe Oracle panë softuerët e tyre të hakohen.

Kanë ngelur ende edhe dy ditë deri në përfundimin e Pwn2Own dhe me shumë gjasa do të ketë sulme të tjera të suksesshme.

Për Microsoft është një kambanë alarmi. Kompania ka folur aq shumë për sigurinë vitet e fundit sa debutimin e Windows 11-ës e rezervoi vetëm për modelet e fundit të kompjuterëve me çipe sigurie TPM 2.0. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Vuçiç publikon foto duke gatuar me presidentin e Këshillit të Evropës

Story i radhës

“Atëherë amerikanët do të vrisnin rusët”/ Eksperti amerikan tregon frikën më të madhe të Putinit, kjo gjë mund të çojë në përdorimin e armëve bërthamore

Të fundit nga

Chelsea drejt një tjetër goditjeje në sulm

Chelsea është shumë pranë realizimit të një tjetër transferimi të rëndësishëm në repartin ofensiv. Sipas asaj që raporton Sky Sports News, klubi londinez ka arritur një marrëveshje me Liam Delap, sulmues premtues
sqmken
ShkoLartë