Komisioni i Pavaruar i Mediave ka vendosur për ndërprerjen e emisionit televiziv të “It’s my home”, kjo pasi aty u shfaqën skena dhune, ku më pas ndërhyri edhe policia.
Lajmin e ka konfirmuar pronari i televizionit “First Channel”, Valon Maloku, përmes një postimi në Facebook.
“Sipas vendimit të KPM-së programi Reality shoë “It’s my home” ndërprehet menjëherë në transmetimin televiziv”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, gjatë një debati të ashpër në këtë reality shoë, një banor i shtëpisë goditi me shapkë një banore atje.
Në pamjet e publikuara duket momenti teksa ajo largohet duke qarë nga pjesa ku po debatonte dhe askush nuk shkon pas saj për ta ndihmuar.
Madje, një banore e përkrahu dhunën ndaj saj duke i thënë sulmuesit “bravo, mirë ia bëre”. E përlotur, banorja që u sulmua dëgjohej teksa thotë “S’jam ardhë unë mem rreh këtu”.