Ish gjyqtari i mirënjohur Rrustem Konjuhi, ish kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve të Boksit Kosovës, ka kritikuar disa gjyqtarë të Kosovës.
Sipas tij, referimi ka qenë shumë i dobët nga disa gjyqtarë të Kosovës në turneun ndërkombëtar “Adem Jashari”.
“Prej sa kohe që mbahet ky turne dikur shumë masiv dhe kualitativ për nga paraqitja e boksierëve asnjëherë nuk ka qenë më i dobët për nga paraqitja e boksierëve, ndërprerje e dueleve vend e pa vend, numërim të nokdauneve pa pas nevojë, i shpejt pa e cilësu rëndësinë e goditjes.
Ndërprerja e duelit mbas KD të dytë edhe pse të shqiptuar nga një në secilën rund kur dihet se në një rund mund të shqiptohen deri tre KD për një rund ose 4 në tërë duelin, për t’u ndërpre meç.
Pastaj kur u numërohet dy boksierëve në të njëjtën kohë një herë i numërohet njërit, pastaj e ndërprenë referi, numërimi fillon, tjetri boksier të numëroj kur dihet se nëse dy boksierët gjenden të dytë në KD, numërimi i njërit boksier vlen edhe për tjetrin boksier, por duhet të ndërprehet numërimi pas sec 8 cili është i sft të boksoj, ndërsa vazhdon për tjetrin deri 10 sekonda dhe atij i ndërprehet meçi dhe tregohet me gjest se për të cilin boksier bëhet fjalë që nuk mund te vazhdon duelin.
Këto gabime i kam vërejt edhe nga ana e vëzhguesit që ua ka tërheq vërejtjen por edhe në deklaratën për RTK live, këtë problem e ceku, u habita se si dy referët që bëjnë këso gabime që asnjë fillestarit nuk guxon ti ndodh”, kritikon Konjuhi.