Konjufca takohet me Battel, rikonfirmohet mbështetja e Luksemburgut karshi Kosovës

November 4, 2024
1 minut lexim

Kryetari Konjufca priti në takim Zëvendëskryeministrin e Luksemburgut, njëherësh edhe Ministër i Punëve të Jashtme, z. Xavier Bettel

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim zëvendëskryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel.

Duke e falënderuar për vizitën, Konjufca tha se Kosova është gjithmonë e angazhuar për thellimin e bashkëpunimit me një vend partner si Luksemburgu, mbështetja dhe kontributi i të cilit ka qenë gjithmonë i pranishëm në drejtim të vendit tonë.

“Kryetari Konjufca dhe zëvendëskryeministri Bettel vizituan edhe ambientet e sallës plenare, për ta prezantuar nga afër këtë të fundit me ndryshimet e reja në sistemin modern të votimit elektronik, që u mundësua si donacion i Luksemburgut”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

“Kryekuvendari Konjufca e falënderoi z. Xavier Bettel për këtë projekt, që sjell një ndryshim me ndikim tejet pozitiv në rritje të efikasitetit, transparencës dhe funksionalitetit përgjatë zhvillimit të seancave plenare dhe parlamentarizmit në përgjithësi në vendin tonë”.

Ndërkaq, sipas njoftimit të Kuvendit, Bettel e falënderoi Konjufcën për pritjen, duke u shprehur shumë i kënaqur që ky projekt i financuar nga Luksemburgu është realizuar me sukses dhe ka sjellë përmirësim të ndjeshëm në mbarëvajtjen e seancave plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“Ai rikonfirmoi mbështetjen e Luksemburgut në drejtim të Kosovës, duke shprehur gatishmërinë dhe duke theksuar nevojën e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Berisha: Rama sot inaguroi për herë të 3-të Urën e Kukësit, e ndërtuar me paratë e taksapaguesve

Story i radhës

Tayna ‘thehet’ në mes në foto sesionin e fundit

Të fundit nga

ShkoLartë