Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, shprehu keqardhje të thellë pas sulmit në Berlin.
“Jam thellësisht i pikëlluar nga sulmi i tmerrshëm në Berlin. Ngushëllimet e mia më të thella shkojnë për familjen e viktimës, ndërsa u uroj shërim të shpejtë dhe të plotë të gjithë të lënduarve”, shkroi Konjufca.
Sipas tij, në shoqëritë demokratike nuk ka vend për urrejtje dhe dhunë ekstremiste, duke shtuar se akte të tilla godasin lirinë dhe hapjen mbi të cilat bazohen demokracitë.
“Republika e Kosovës shpreh solidaritetin e saj të plotë me Gjermaninë dhe qëndron fuqishëm përkrah popullit gjerman në këtë moment të vështirë”, shkroi në X Konjufca.
Burimi: botasot.info


