Konjufca pret një delegacion parlamentar nga Belgjika, iu kërkon mbështetjen për anëtarësim në organizata

July 14, 2023
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca priti sot në takim një delegacion nga Parlamenti Federal i Mbretërisë së Belgjikës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, i kryesuar nga Theo Francken.

Në takim me parlamentarët belgë u bisedua për zhvillimet e përgjithshme politike në vend e rajon, raportet e shkëlqyera dypalëshe dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit të ndërsjellë.

“Kryetari Konjufca, pasi i njoftoi mysafirët përkitazi me punën, të arriturat dhe synimet e legjislativit, vlerësoi lart përkrahjen e vazhdueshme që Belgjika i ka dhënë ndër vite Republikës së Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit dhe kërkoi njëherësh vazhdimin e mbështetjes ndaj shtetit tonë në rrugën euroatlantike dhe të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Parlamentarët belgë e falënderuan Kryetarin e Kuvendit për pritjen dhe po ashtu shprehën gatishmërinë për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërparlamentar, si dhe në fusha tjera me interes të përbashkët ndërmjet Mbretërisë së Belgjikës dhe Republikës së Kosovë.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Risia më e re e WhatsApp, ka të bëjë me anëtarët e grupeve të krijuar

Story i radhës

Nani kthehet në Turqi

Të fundit nga

ShkoLartë