Konjufca në fushatë me kryetarët e partive opozitare shqiptare në Maqedoni

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pasditen e sotme e ka kaluar në Shkup se bashku me liderët e koalicionit VLEN.

Konjufca së bashku me Arben Taravarin, Izet Mexhitin, Bilall Kasamin, Afrim Gashin dhe Bekim Qokun kanë ecur nëpër çarshinë e Shkupit, ku kanë takuar qytetarë.

Konjufca por edhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti kanë përkrahur këtë koalicion, ndërsa Vetëvendosje ka edhe disa kandidatë që synojnë ulëse në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Përveç kësaj ecje, Konjufca do të marrë pjesë edhe në tubimin e këtij koalicioni që do të mbahet në mbrëmje në Likovë.

Story i mëparshëm

Macron i bën thirrje BE-së të zgjasë sanksionet ndaj Iranit, duke synuar prodhuesit e dronëve

Story i radhës

Kritika në mbledhjen e grupit të PD/ Leskaj dhe Çupi njëzëri: E keni kthyer në parti burrash, pse asnjë grua?!

Të fundit nga