​Konjufca: Lufta e Xhevdet Pecit përveç sportive ishte edhe luftë për rezistencë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka bërë homazhe pranë trupit të pajetë të legjendës së boksit kosovarë, Xhevdet Peci, në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë. 

Ai ka thënë se lufta që bënte Xhevdet Peci nuk ishte vetëm luftë sportive por edhe luftë për rezistencë. 

I pari i Kuvendit të Kosovës shtoi se Peci po triumfonte dhe po e prezantonte Kosovën në një kohë kur vendi ynë po shtypej dhe po provohejë të pengohejë në çdo formë të mundshme. 

Peci vdiq më 9 maj në moshën 67 vjeçare në Shtetet Bashkuara të Amerikës, ku po qëndronte bashkë me familjen e tij. 

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 16:30 në fshatin Zhazhë të Komunës së Mitrovicës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rusia fillon me NashStore zëvendësimin e Google

Story i radhës

Pamje/ Ukraina shkatërron urën, qindra ushtarë rusë të vdekur

Të fundit nga