konjufca i pergjigjet gjuriqit ne ks te okb se asnje shtet si lejon te huajt e padokumentuar 69d7e236d8add

Konjufca i përgjigjet Gjuriqit në KS të OKB-së: Asnjë shtet s’i lejon të huajt e padokumentuar

April 9, 2026
1 minut lexim

Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, i është përgjigjur ministrit të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, për pretendimin se me Ligjin për të huajt bëhet shkelje e të drejtave të serbëve në Kosovë.

Në Këshill të Sigurimit, Konjufca ka thënë se asnjë shtet nuk lejon që shtetasit e huaj të padokumentuar të mbesin aty, teksa ia ka kujtuar Serbisë trajtimin që ua bën shqiptarëve në Luginë të Preshevës me pasivizimin e adresave.

“Bëhet dallimi i qartë midis shtetasve dhe të huajve. Asnjë shtet anëtar i OKB-së e edhe ata të Këshillit të Sigurimit nuk i lejojnë shtetasit e huaj të padokumentuar që të mbeten aty”, ka thënë Konjufca duke shtuar se Ligji për të huajt i Kosovës synon që të përmirësojë shërbimet për të gjithë qytetarët.

Konjufca ka thënë se ky ligj nuk është as diskriminues për asnjërin komunitet. “Është ligj me standarde evropiane, por ne nuk mund të lejojmë paralelizma. Ligji për të huajt përfaqëson obligimin që Kosova e ka marrë përsipër sipas marrëveshjes për Stabilizim-Asociim me BE-në”, ka thënë Konjufca.

Konjufca tutje ka thënë se Kosova nuk po synon e as nuk po punon që të mbyllë institucione shëndetësore e arsimore të komunitetit serb, por po sigurohet që ato të veprojnë në kuadër të kornizës ligjore të Kosovës.

Kjo ishte përgjigja për Gjuriqin i cili pretendoi se “i vetmi universitet në gjuhën serbe trajtohet si strukturë e paligjshme paralele”.

Gjuriqi po ashtu ka pretenduar se Serbia nuk ka synuar të ndërhyjë në proceset zgjedhore, por se ka inkurajuar njerëzit që të marrin pjesë në zgjedhje.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

rihapet xhamia al aqsa ishte mbyllur pas nisjes se luftes ne iran 69d7e13fdff08
Lajmi i mëparshëm

Rihapet xhamia Al Aqsa, ishte mbyllur pas nisjes së luftës në Iran

ambasadori i be takon lapajn dhe qorin reforma zgjedhore ka rendesi cdo vote e hedhur duhet te kete te njejten peshe 69d7e31f2a592
Lajmi i radhës

Ambasadori i BE takon Lapajn dhe Qorin: Reforma Zgjedhore ka rëndësi, çdo votë e hedhur duhet të ketë të njëjtën peshë

Të fundit nga

ShkoLartë