konjfuca flet rreth bisedimeve me ldk ne ka shpresa edhe per presidentin 6a70803357b7c

Konjfuca flet rreth bisedimeve me LDK- në: Ka shpresa edhe për presidentin

August 3, 2026
1 minut lexim

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka paralajmëruar negociata “më të thelluara” me Lidhjen Demokratike të Kosovës këtë javë.

Konjufca tha për T7 se pritet të ketë takime për formimin e institucioneve para seancës konsituive të Kuvendit, e cila do të mbahet të enjten.

“Unë pres që në ditët në vijim, bile edhe para mbajtjes së seancës të ketë edhe takime të tjera të nivelit politik mes partive politike, krejt me qëllimin që të zgjidhet kjo situatë në të cilën ndodhemi dhe t’i jepet mundësia krijimit të institucioneve të reja”, tha ai.

Në ditët në vijim, Konjufca tha se pret që LVV-ja t’i dërgojë ftesë LDK-së për bisedime.

“Kjo është arsyeja pse 6 gushti u caktua, siç e keni parë, dhe pres që në ditët në vijim edhe t’i dëgohet ftesa Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të kemi bisedime sa i përket kësaj mundësie”, tha ai.

I pyetur nëse pas konstituimit të Kuvendit pret që institucionet e tjera të formohen shpejt, Konjufca tha se është shumë optimist që me LDK-në do ta arrijnë një marrëveshje “për të gjitha pozitat e larta”.

“Po, edhe për Presidentin ka shpresa. Ne do të hyjmë në negociata më të thelluara me Lidhjen Demokratike të Kosovës, qysh e ka shpjegu edhe vetë kryeministri, edhe pastaj të shohim se çfarë epilogu po sjell ky proces”, tha ai.

“Qëllimi ka qenë, edhe prej anës së LDK-së, është shpjeguar prej Kryesisë së kësaj partie që do të jenë të gatshëm të bisedojnë me Lëvizjen Vetëvendosje. Pas kësaj, atëherë, jam shumë optimist që do të kemi një marrëveshje për të gjitha pozitat e larta në Republikën e Kosovës. Do të kemi një zgjidhje besoj”, shtoi Konjufca.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjendja epidemiologjike ne gostivar stabile 6a7069ae0a071
Lajmi i mëparshëm

Gjendja epidemiologjike në Gostivar stabile

nga portofoli te grabitjet ne banese zbardhen 6 raste ne durres arrestohet 44 vjecari 6a7080b1a6511
Lajmi i radhës

Nga portofoli te grabitjet në banesë, zbardhen 6 raste në Durrës. Arrestohet 44-vjeçari

Të fundit nga

Sela në takim tek Kurti, çka u bisedua?

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim kryetarin e Lidhjes Shqiptare dhe deputetin në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Zijadin Selën. Sipas njoftimit të Qeverisë së

Gjendja epidemiologjike në Gostivar stabile

Situata epidemiologjike në Gostivar mbetet stabile, vlerësojnë nga Ministria e Shëndetësisë, edhe pse numri i kontrolleve të para shënoi rritje krahasuar me ditën paraprake, përcjell TV21. Ndërkaq, nga MSh-ja njoftojnë se në
ShkoLartë