gjendja epidemiologjike ne gostivar stabile 6a7069ae0a071

Gjendja epidemiologjike në Gostivar stabile

August 3, 2026
1 minut lexim
gost

Situata epidemiologjike në Gostivar mbetet stabile, vlerësojnë nga Ministria e Shëndetësisë, edhe pse numri i kontrolleve të para shënoi rritje krahasuar me ditën paraprake, përcjell TV21. Ndërkaq, nga MSh-ja njoftojnë se në të gjithë territorin e vendit nuk janë regjistruar raste të reja të konfirmuara laboratorikisht me ethet e Nilit Perëndimor.

“Situata në Gostivar mbetet stabile – nuk ka raste të reja të konfirmuara laboratorikisht me ethet e Nilit Perëndimor. Gjatë 2 gushtit janë regjistruar gjithsej 84 kontrolle të para, që është për 27 më shumë krahasuar me ditën paraprake, kur ishin evidentuar 57 kontrolle. Pavarësisht rritjes ditore, numri i kontrolleve mbetet dukshëm më i ulët krahasuar me kulmin e 18 korrikut, kur u regjistruan gjithsej 649 kontrolle. Sa u përket etheve të Nilit Perëndimor, në Institutin e Shëndetit Publik nuk kanë arritur raste të reja të konfirmuara laboratorikisht. Mostrat e fundit nga rastet e dyshuara kanë rezultuar negative në testimin PCR. Gjithashtu, në Klinikën e Sëmundjeve Infektive nuk ka pacientë të rinj të pranuar me dyshime për ethet e Nilit Perëndimor. Ministria e Shëndetësisë, në koordinim me institucionet kompetente, vazhdon ta monitorojë me kujdes situatën dhe do ta informojë me kohë opinionin për të gjitha të dhënat e reja relevante”, thonë nga MSH.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ishp shmangni ekspozimin direkt ne diell dhe aktivitetin fizik jashte midis ores 1100 dhe 1700 6a7068614622f
Lajmi i mëparshëm

ISHP: Shmangni ekspozimin direkt në diell dhe aktivitetin fizik jashtë midis orës 11:00 dhe 17:00

Të fundit nga

ShkoLartë