Një krijesë e hershme e botës së teknologjisë, nuk përbën çudi që senatori Demokrat Ro Khanna të shfaqet në skandalin më të fundit të Luginës së Silikonit. Elon Musk, pronari i ri i Twitter, Tesla e të cilit ka një prezencë të rëndësishme në distriktin e Karolinës së Veriut të kongresmenit në fjalë, së fundi ideoi publikimin e korrespondencës së Khanna i cili kundërshtonte vendimin e Twitter për të bllokuar cicërimat në lidhje me mbulimin e vrullshëm të çështjes së laptopit të Hunter Biden përpara zgjedhjeve presidenciale të 2020-ës. Në e-mail-et e Khanna shfaqej firma ligjore e Vijaja Gadde, një veteran i industrisë së teknologjisë, i cili është pjesë e rrethit të ngushtë të senatorit demokrat.
Lugina e Silikonit është një vend, një koncept, që Khanna e mbështeti më shumë sesa ja kërkonte puna e tij përfaqësuese e distriktit të 17-të të Kalifornisë që është shtëpia e Apple, Intel, eBay, Yahoo dhe Linkedin.
I zgjedhur për herë të parë në 2016-ën, Khanna nisi angazhimin e tij duke udhëtuar në Paintsville të Kentucky, një rajon në Apalashe që lulëzon nën industrinë e qymyrit, për tu treguar se teknologjia është çelësi i ri-jetësimit të Amerikës ekonomikisht.
Që atëherë ka qenë i zënë duke artikuluar idenë se teknologjia, teprimet e të cilët mbahen nën kontroll nga liderë të mençur dhe një Uashington proaktiv, ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në të ardhmen e vendit dhe është premtimi i cili do të ndihmonte demokratët për të fituar Amerikën e Mesme. Dëshira e madhe e Khanna për të përhapur dhe zgjeruar biblën e tij, librin Dinjiteti në Epokë Dixhitale botuar në 2022, është ribranduar dhe ribotuar si Kapitalizëm Progresiv.
Por muajt e fundit kanë lënë industrinë e teknologjisë në SHBA në gjendje të rëndë, në një formë e cila vetëm e komplikon mesazhin e Khanna. Marrja e Twitter nën kontroll nga Musk e kanë vështirësuar idenë se është një megafon për ata më pak të fuqishmit. Bursa e kriptomonedhave FTX kolapsoi duke shtuar barrën e kritikave për një treg të parregulluar dhe një monedhë me luhatje të madhe e cila më shumë se askënd do të dëmtojë ata që kanë më pak. Industria e teknologjisë po kalon një episod largimesh masive nga puna duke hedhur dyshime mbi qëndrueshmërinë e vendeve të punës së këtij sektori për shtresën e mesme të shoqërisë Amerikane.
Khanna dhe unë folëm për vizionin e tij të katër viteve më parë dhe asokohe Khanna tha, “Në fund të fundit, jam një optimist teknologjie.” Ai besonte atëherë, “se bota ishte një vend më i mirë për shkak të këtyre kompanive të teknologjisë.”
Andaj së fundi u ulëm bashe në një pasdite me shi në katin e tretë të Capitol Hill ku gjendej zyra e tij me Khanna të veshur me kostumin e tij gri të mbyllët dhe kollaren e blu të lidhur ngushtë për të diskutuar një pyetje të thjeshtë: Ende?
Nancy Scola: Kam dëgjuar që e keni përmendur diku tjetër se keni folur disa herë me Elon Musk. Jam kurioze të di çfarë përgjigje more. Dhe nëse mund të pyes të hysh brenda mendjes së tij, çfarë mendoni se ka ndër mend të bëjë me Twitter?
Ro Khanna: Doja të mësoja rreth vizionit të tij se çfarë mund të bëjmë për të rritur kapacitetet prodhuese dhe të diskutoja për çështjet e vendeve të punës. Doja të dija mendimin e tij rreth patriotizmit ekonomik, ideve të tij sesi industria Amerikane e prodhimit mund të ishte e vetëmjaftueshme, për të ndërtuar fabrika këtu, për të ndërtuar më shumë industri këtu.
Çfarëdo që të mendoni rreth tij, ai është një mendje brilante. Ka vullnet për të dëgjuar. Natyrisht jo për çdo çështje e shohim njëri-tjetrin në sy, por është dikush që mund të bisedosh me të.
Nuk ka folur rreth Twitter me të. Nisur nga njerëzit që e rrethojnë, mendoj se ai shqetësohet shumë për lirinë e shprehjes, lirinë e fjalës dhe kujdeset për eliminimin e botëve në platformë.
Nancy Scola: Emailet të cilat u publikuan së fundi mes juve dhe një ekzekutivi të lartë në Twitter treguan një komunikim interesant. Ju ishit të shqetësuar për mos lejimin e njerëzve të publikojnë diçka në Twitter dhe që ishte shfaqur në një gazetë kombëtare. Duke lënë mënjanë substancën, ajo çfarë bie në sy tek unë është se vetëm pak ditë përpara një raundi zgjedhjesh, ju përpiqeni që negocioni dilema me pasoja të mëdha me një vendimmarrës brenda një kompanie teknologjike. A nuk e keni vënë re sesa shumë pushtet mbi demokracinë Amerikane një grusht njerëzish brenda Twitter kishin atë moment dhe të mos pyesnit veten “A nuk është e pazakontë kjo?”
Khanna: Kjo çështje ka ngrënë debat që kur filozofi Gjerman Habermas shkroi në 1960-ën për borgjezinë, ma gazetat të cilat kontrollojnë mënyrën sesi sfera publike moderne duhet të ngjajë. Ai thotë se gazetat janë komerciale por jo plotësisht të komercializuara. Me fjalë të tjera, kishim sektorin privat në gazeta duke ushtruar një farë përgjegjësi sociale për demokracinë.
Ideja që ke aktorë privatë të cilët influencojnë sferën publike nuk është diçka e re. Ka qenë një sfidë për dekada. Ekuivalenti modern i këtyre gazetave janë kompanitë e medias sociale. Pastaj pyetja shtrohet sesi të krijojmë rregullime të të dyjave, të amplifikimit algoritmik dhe përdorimit të të dhënave që kanë për shënjestër njerëzit dhe të etikës brenda këtyre kompanive të reja mediatike që i ngarkojnë me një farë përgjegjësie në sferën publike? Besoj si komb ende po përpiqemi ta kuptojmë sesi.
Nancy Scola: Mes këtyre linjave, ju keni qenë gjithnjë i gatshëm të bisedoni për nevojën për të adresuar teprimin e industrisë së teknologjisë. Por është e mundur të shikohen ngjarjet e fundit të cilat po vënë në pikëpyetje themelet mbi të cilat janë ngritur. Ju mund të argumentoni se mësimet që po marrim se Twitter është një pellg nëse nuk ruhet, kriptot janë bixhoz, liderët “vizionarë” të teknologjisë po vënë bast mbi plane biznesi të lëkundura siç është rasti i metaverse së Facebook. A nuk ju bën të ri-mendoni idenë se ajo çfarë nevojitet është korrigjim i marxhinave të teknologjisë?
Khanna: Mendoj se shumica e njerëzve janë të kënaqur që kanë mundësinë për të kërkuar për informacion online në një mënyrë më të zgjeruar sesa vetë Presidenti Reagan dekada më parë. Ata janë të lumtur që kanë një smartfon apo FaceTime për të folur me nipërit e tyre. Ata janë të kënaqur që kanë e-mail për të komunikuar. Janë të kënaqur që ekzistojnë mënyra organizimi që i hapën rrugë garimit të Barack Obama ose Bernie Sanders. Ata janë të lumtur për avancimet e jashtëzakonshme në shkencën e mjekësisë që teknologjia e Silicon Valley i ka mundësuar. Ata janë të kënaqur për arritjet e jashtëzakonshme dhe klimën, nga bateritë e makinave elektrike tek panelet diellore. Mendoj se trajektorja e teknologjisë është një forcë për mirë.
Sot, siç shihet qartë, nevojitet rregullim. Natyrisht duhet të bëhet me një qëllim të lartë. Por mendoj se teknologjia që kemi nevojë është për të zgjidhur problemet e klimës. Kemi nevojë për teknologjinë për të rikthyer industrinë e prodhimit në vend. Kemi nevojë për teknologjinë për të demokratizuar zërin e Amerikës. Nuk më shqetëson fakti se nuk kemi Walter Cronkite të na thotë e cila është e vërteta; Mendoj se është një gjë e mirë të kemi një përhapje zërash të ndryshëm në këtë vend.
Nancy Scola: Përmenda plane biznesi të lëkundura, dhe po shohim shkurtime masive të vendeve të punës, jo vetëm Twitter dhe Facebook/Meta, por Salesforce, Snap, Amazon. Ju thatë se vizioni juaj është zgjeruar që kur vizituat Paintsville, por a do të ndiheshit të sigurte sot të riktheheni në Kentucky dhe të thoni “vini bast mbi të ardhmen e aplikacioneve të kodimit”?
Khanna: 25 milionë vende pune dixhitale do të ekzistojnë deri më 2025. Jo medoemos është e nevojshme të punoni në Google, Apple, Facebook dhe Twitter. Ka vende pune në menaxhim të dhënash apo cloud, marketing dixhital, robotikë dhe internetin e gjërave që do të ekzistojnë në kompanitë Fortune 500 dhe çdo biznes të vogël që dëshiron të shtrihet.
Sot, kompanitë e Silicon Valley po përballet me një sfidë sepse janë kompani me rritje dhe ne kemi interesa më të larta të cilat nuk favorizojnë aksionet në rritje, por mendoj se është thjeshtë një pengesë e vogël. Patëm dy vite rritje të jashtëzakonshme për shkak të Covid, dhe kjo që po ndodh sot është një korrigjim i natyrshëm.
Nancy Scola: Le të ndërrojmë marshin dhe të flasim për kriptomonedhat. Gjatë një dëgjese në Maj, ju vutë në vështirësi CEO-n Terrence Duffy për dëshminë e tij se FTX nuk ishte ndërtuar mbi themele të qëndrueshme financiare. Tani në Twitter keni thënë se ndërsa kishit të drejtë për pyetjet teknike mbi kërkesa e kapitalit, Duffy kishte të drejtë se FTX ishte një mashtrim.
Khanna: E kam telefonuar më pas dhe thënë: “Duffy, kishit të drejtë për instinktin tuaj.” Ai kishte takuar CEO-n e FTX Sam Bankman-Fried dhe kishte kuptuar se diçka nuk shkonte. Ai u tregua i mëshirshëm.
Nancy Scola: A jeni takuar ju me Bankman-Fried?
Khanna: Vetëm njëherë. Dëshironte të fliste për klimin dhe atë filantropinë altruiste që ja harroj emrin…
Nancy Scola: “Altruizëm efektiv.”
Khanna: Altruizmin efektiv dhe vizionin e tij për drejtësi sociale. Për mua është një individ interesant me ide interesante. Asnjëherë nuk do të më kishte shkuar në mendje kolapsi i FTX. Fushata e Khanna mori një donacion prej 2900 dollarësh nga Bankman-Fried që ai thotë se ja ka kthyer.
Nancy Scola: Disa shprehje që i dëgjojmë vazhdimisht nga mbrojtësit e kriptove, nuk po mendoj vetëm për Bankman-Fried por edhe Musk apo ish CEO-n e Twitter Jack Dorsey, janë ato të demokratizimit të aksesit financiare në të njëjtën mënyrë siç ju flisni për demokratizimin e lirisë së shprehjes nga mediat sociale. A hedh dyshim kolapsi i FTX mbi këtë qëndrim? Ka shumë kritikë të cilët drejtojnë gishtin dhe thonë, ”Ju thamë se ishte mashtrim.”
Khanna: Nuk mund të marrësh fondet e konsumatorëve dhe ti shpenzosh në diçka që konsumatorët nuk e kanë autorizuar. Dua të them se ka ligje për keq menaxhimin e fondeve. Nga raportimi publik, nuk ka të bëjë më shumë me blockchainin sesa këtë.
Unë jam i balancuar. Ende mendoj se teknologjia që i mundëson ka vlerë. Nuk e di nëse kam të drejtë, thjeshtë këndvështrimi im nga bisedat me njerëz të Silicon Valley të cilët besojnë se ekzistojnë mënyra të shumta të përdorimit të teknologjisë blockchain.
Kam besim tek Gary Gensler të Komisionit të Bursave dhe Letrave me Vlerë dhe komisionin e Tregtimit të Komoditeteve Futures dhe mendoj se kemi nevojë për një bazë më të fortë ligjore rregullatorë për ti dhënë këtyre dy agjencive federale fuqinë për të parandaluar spekulimin në lidhje me këto teknologji.
Nancy Scoal: Me Republikanët të cilët po marrin Dhomën e Senatit, me shumë gjasa do të shtojnë presionin mbi “Big Tech,” dhe Demokratët duken më pak të incentivizuar për të mbrojtur industrinë. A mendoni se politikbërja rreth teknologjisë në Uashington ka ndryshuar apo ruajnë atë status-quo?
Khanna: Mendoj se më shumë njerëz janë të dijeni të rëndësisë së teknologjisë në jetën e tyre ekonomik, politike apo sesa shumë rëndësi ka privatësia. Mendoj se këto janë probleme që shqetësojnë të gjithë.
Pavarësisht gjithë kësaj rrëmuje, ende nuk kemi miratuar një ligj substancial. Ende nuk kemi një ligj privatësie. Unë prezantova propozimin për të drejtat në internet katër vite më parë. Ende nuk kemi një ligj për konkurrencën. Nuk kemi miratuar asnjë ligj për të drejtën e njerëzve për të mbrojtur të dhënat e tyre e as një rregullim të medias sociale. Ka pasur shumë zhurmë, por shumë pak veprim.
Nancy Scola: Si një gazetar e vetë përfshire, unë lexoj gazeta të cilat po vuajnë për shkak se buxhetet e reklamimit dhe sponsorizimeve kanë rënë dhe është e mundur të shihet si një shembull sesi çdo aspekt i jetës së Amerikanëve është shkrirë me teknologjinë. Sigurisht politika; keni Dustin Moskovitz si një themelues madhor në të majtë dhe Peter Thiel në të djathtë. Shikoni akademinë, ku ka një influencë në rritje të industrisë së teknologjisë në gjëra si kërkimi në inteligjencë artificiale.
Është një mënyrë për të dhënë se më duket se po drejtojmë vagonin e botës drejt një industrie që po vuan. A nuk ju shqetëson fakti sesa dominuese industria e teknologjisë është bërë?
Khanna: Për këtë arsye duhet tu japim më shumë njerëzve akses në teknologji. Nëse kompanitë teknologjike janë arkitektët e jetës moderne, atëherë ne kemi nevojë për më shumë njerëz të bëhen pjesë, më shumë kompani të kenë mundësi për të kontribuar. E kundërta është të kemi shumë kompani, shumë pak individë me influencë mbi kulturën Amerikane.
Nëse kemi një përqendrim të teknologjisë dhe pasurisë së gjeneruar në Silicon Valley, a nuk ju jep atyre një influencë të pabarabartë mbi kulturën Amerikane? Mendoj se zgjidhja nuk është të themi nuk duam më shumë teknologji. Në këtë vend e dashurojmë inovacionin. Ne jemi njerëz që shohim drejt të ardhmes. “Si të kemi më shumë njerëz që bëhen arkitektë?”
Nancy Scola: Doja të pyesja për mundësinë që të garoni për Senatin në 2024 për një karrige të zënë nga Dianne Feinstein. Por në vend që t’ju pyes drejtpëdrejtë, po vendos të kthehem nga inteligjenca artificiale dhe t’ju pyes për GPT3 të OpenAi.
Khanna: Çfarë tha?
Nancy Scola: Tha se “Nuk ka aftësinë për të bërë parashikime për ngjarjet në të ardhmen.”
Khanna: Paska afirmuar urtësinë e inteligjencës artificiale.
Nancy Scola: A mund ta ndihmoni?
Khanna: Nuk e di nëse mund të parashikoj të ardhmen gjithashtu. Është në radarin tim. E dua punën time të përfaqësimit të Silicon Valley. Nëse ka njerëz që mund të më arrijnë mua, progresistë të cilët duan të flasin më mua, unë jam i gatshëm. Kush tjetër është në garë? A ka zëra të fuqishëm progresistësh që po përfaqësohen? Është kontekstuale.
Nancy Scola: Vite më parë ju keni thënë se bota është një vend më i mirë me këto kompani teknologji. Ende mendoni kështu?
Khanna: Po, ende e besoj.
Dua të them nuk e kuptoj sesi njerëzit që duan të adresojnë ndryshimin e klimës pa kompanitë teknologjike. Si do të adresoni sfidat e rikthimit të industrisë së prodhimit në vend pa kompanitë teknologjike. Teknologjia është një forcë që mund të përdoret për mirë.
*Intervistuar nga gazetarja Nancy Scola për Politico