Kongresmeni amerikan thotë që për SHBA ka prioritet të parë të ndaloj naftën nga Rusia.
“Gjëja e parë për të cilën do të shihni se Kongresi po shtyn është një embargo,” tha ai, duke vënë në dukje se rreth 8% e importeve të naftës amerikane janë nga Rusia.
Një embargo do të ishte “traumatike për aleatët tanë evropianë“, të cilët janë më të varur, tha demokrati i Illinois. “Pra, kjo do të marrë mjaft diplomaci.“
Komentet e tij vijnë pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky foli me Quigley dhe më shumë se 300 kolegë të tij, duke kërkuar ndalimin e importit të naftës ruse, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.
Një ndalim i naftës ruse ka ofruar një moment të rrallë bashkëpunimi dypartiak në Kongresin e SHBA – ligjvënësit republikanë dhe demokratë i kanë bërë presion publikisht administratës Biden për të zbatuar një embargo.
SHBA është një nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë, ndërsa BE-ja mbështetet në importet për të përmbushur 61% të nevojave të saj për energji.