Kongresmeni Amerikan e quan TikTok “fetanyl dixhital”

min lexim

TikTok është një drogë që shkakton varësi e qeverisë Kineze për qytetarët Amerikanë tha kryetari i Komitetit të Përzgjedhjes së Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara.

Përfaqësues Republikan Mike Gallagher i Shtetit të Wisconsin tha gjatë një interviste për emisionin “Meet The Press” të NBC se TikTok ishte një “fetanyl dixhital” sepse “shkakton varësi dhe ka efekt shkatërrues ndërsa po shohim të dhënat rreth impaktit gërryes së përdorimit të vazhdueshëm të medias sociale, veçanërisht tek të rinj dhe të rejat Amerikane,” dhe mbi të gjitha ka lidhje me Partinë Komuniste Kineze.

Gallagher, që lider Republikan i dhomës Kevin McCarthy e ka caktuar kryetar të një komiteti të ri në Kongres, tha se besonte që aplikacioni duhet të dëbohet nga Shtetet e Bashkuara.

TikTok, kompania mëmë e të cilit, ByteDance, është me pronësi Kineze, është ndaluar të përdoret në pajisjet elektronike menaxhuar mbajtur nga anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, sipas një njoftimi zyrtare nga ky institucion. Qeveria Amerikane gjithashtu do të dëbojë TikTok nga të përdorimi në të gjitha pajisjet federale si pjesë e një legjislacioni 1.7 trilionë dollarësh miratuar nga presidenti Amerikan Joe Biden javën e kaluar.

Lëvizja vjen pasi dhjetëra shtete në javët e fundit kanë implementuar ndalimet e tyre mbi TikTok në pajisjet shtetërore.

Përmes një deklarate kompania tha se komentet e Gallagher përmbajnë “zero të vërtetë.”

“Partia Komuniste Kineze nuk ka kontroll as direkt e as indirekt mbi ByteDance apo TikTok,” tha kompania. “ByteDance është një kompani private, globale, 60 përqind të së cilës kontrollohet nga investitorët globalë institucionalë ndërsa pjesa tjetër nga themeluesit dhe punonjësit e saj, përfshirë mijëra Amerikanë.”

TikTok i ka quajtur një veprim politik përpjekjet për të dëbuar përdorimin e aplikacionet në pajisjet shtetërore të cilat bëjnë zero përpjekje në përparimin e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Frenimi i TikTok

Gallagher thotë se ai dëshiron të shkojë më tutje. Ndërsa TikTok rritet në popullaritet, ai beson se duhet të frenohet.

“Duhet të pyesim nëse duam kontrollin e Partisë Komuniste Kineze me rrezikun të shndërrohet në kompaninë më të madhe mediatike në Amerikë,” tha ai për NBC. Gallagher mbështeti dëbimin e TikTok nga pajisjet e përdorura në institucionet shtetërore dhe tha se SHBA-ja duhet të aplikojë ndalimin në mbarë vendin.

Kompania është akuzuar për censurimin e përmbajtjeve të cilat janë politikisht të ndjeshme për qeverinë Kineze, përfshirë mbylljen e disa llogarive që postonin për kampet masive të përqendrimit në rajonin Perëndimor të Xinjiang. Departamenti Amerikan i Shtetit, përllogaritë se afro 2 milionë Ujgurë dhe minoritete të tjera Muslimanësh mbahen në këto kampe.

“Po sikur të fillojnë censurimin e lajmeve? Po nëse fillojnë të ndryshojmë algoritmin sipas interesave të Partisë Komuniste Kineze?” paralajmëroi Callagher.

Ligjvënësit Amerikanë e konsiderojnë TikTok një kërcënim për sigurinë kombëtare dhe kritikët thonë se ByteDance i bindet autoriteteve Kineze dhe mund të detyrohet të dorëzojë të dhënat e qytetarëve Amerikan si një vepër e një influence të keqdashëse. Ekspertët e sigurisë thonë se të dhënat mund të krijojnë mundësi për inteligjencën Kineze për të influencuar Amerikanët përmes fushatave dezinformuese.

Megjithatë nuk ka prova se kjo ka ndodhur edhe pse kompania muajin e kaluar konfirmoi se ka pushuar katër punonjës të cilët aksesuan të dhënat e dy gazetarëve në platformë.

Por TikTok ka qindra miliona shkarkime në SHBA dhe është një platformë e medias sociale me influencë të lartë që ka ndihmuar krijuesit të ndërtojnë marka por edhe të sigurojnë jetesën. Ndërsa popullariteti rritet, TikTok mund të jetë bërë tejet i madh për tu dëbuar.

Në kërkim të një zgjidhjeje

Që prej 2020, TikTok ka negociuar me qeverinë Amerikane për një marrëveshje të mundshme për të adresuar shqetësime e sigurisë kombëtare dhe ti hapte rrugë përdorimin të TikTok në SHBA.

TikTok është shprehur se një marrëveshje potenciale mbulon shqetësimet kryesore nga rekomandimi dhe moderimi i përmbajtjes tek siguria e të dhënave dhe aksesi në to. Kompania gjithashtu ka marrë masa të izolojë të dhënat e përdoruesve Amerikane nga pjesë tjera të biznesit të TikTok.

Megjithatë mungesa e progresit në bisedime ka bërë që disa kritikë të TikTok, përfshirë Kongresin, të kërkojnë dëbimin e tij nga pajisjet shtetërore mundësia edhe më gjerë.

Gallagher tha gjatë intervistës se ai ishte i hapur për shitjen e TikTok tek një kompani Amerikane por “djalli është brenda çështjes.” Ai vijoi, “Nuk mendoj se kjo duhet të jetë çështje partizane.

I pyetur për investimin e Rusisë në Telegram apo investimin Suadit në Twitter, tha se shqetësimi i tij më i madh është shfrytëzimi i teknologjisë nga qeveri autoritare për të ushtruar kontroll mbi qytetarët duke e quajtur kontroll tekno-totalitar.

Gallagher gjithashtu bëri thirrje për reciprocitet duke theksuar se zyrtarët Kineze janë të lejuar në aplikacione si Twitter por qytetarët Kineze nuk kanë akses në të njëjtat aplikacione. Ai tha se dëshironte të shikonte një marrëveshje sipas të cilës nëse qeveria juaj nuk lejon qytetarët tuaj të aksesojnë platformën, do të ndalojmë edhe zyrtarët shtetërorë të përdorin platforma të njëjti.

“Qeveria nuk duhet të rrisë fëmijët tuaj, dhe as ti mbrojë ato për ju,” tha Gallagher. “Por janë disa gjëra të arsyeshme që mund të bëjmë për të krijuar një ekosistem më të shëndetshëm të medias sociale.” /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Transportuesin e valixheve në SHBA e “përpin” motori i aeroplanit

Story i radhës

Nikolla vlerëson presidencën çeke dhe uron atë suedeze të BE: Vijim i integrimit të Ballkanit Perëndimor

Të fundit nga