Kongresi i Partisë, socialistët nesër bllokojnë rrugë dhe sheshe në Tiranë për fjalimet

Sipas axhendës së kongresit të PS që zhvillohen të shtunën në Tiranë, ministrat do të flasin para nisjes së punimeve të tij, për prioritetet e dikastereve që ata drejtojnë duke u vendosur në pjesë të ndryshme të kryeqytetit. Fjalimet do të nisin pothuajse në të njëjtën kohë dhe do t’u drejtohen shtresave të ndryshme.

Erion Veliaj dhe ministrja për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi do të vendosen pranë Sheshit Nënë Tereza.

Ministrat Olta Xhaçka dhe Niko Peleshi do të kenë në fokus Integrimin dhe Politikën e Jashtme në fjalimet e tyre në një sallë në Pallatin e Kongreseve.

Çelja e punimeve të kongresit do të bëhet me fjalën e sekretarit të Përgjithshëm të PS Damian Gjiknuri në mesditë, për t’u pasuar nga Elisa Spiropali, Ditmir Bushati dhe Taulant Balla.

Kryeministri Edi Rama do të flasë në orën 12:35.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Foden flet për ndeshjen ndaj Livepoolit

Story i radhës

Aliu mbajti një takim me drejtorë dhe zyrtarë komunal lidhur me performancën komunale

Të fundit nga