Presidenti i Kinës, Xi Jinping, e ka mbrojtur strategjinë e tij për COVID-19 e cila u kundërshtua dhe ngjalli pakënaqësi të mëdha.
Ai, në një kongres historik i Partisë Komuniste që filloi në Pekin, ka thënë se “Zero-COVID” ishte një luftë e gjithë njerëzve për të ndaluar përhapjen e virusit.
Në Kinë është vërejtur një lodhje e qytetarëve nga bllokimet dhe kufizimet e udhëtimit.
Pekini ka qenë nën masa të rrepta sigurie përpara fillimit të kongresit, duke shkaktuar zhgënjim në qytet ku u zhvilluar një protestë e rrallë dhe dramatike publike si kritikë ndaj Xi për “Zero-COVID”.
Xi, gjithashtu e trajtoi edhe çështjen e Tajvanit, të cilin Kina e pretendon si pjesë të territorit të saj. Tajvani dhe qeveria e tij e shohin veten të ndarë nga institucionet kineze.
“Pekini nuk do të premtojë kurrë të heqë dorë nga përdorimi i forcës, ribashkimi i plotë i vendit tonë duhet dhe do të realizohet”, ka thënë Jinping.
Në Hong Kong, Xi tha se Pekini kishte ushtruar kontroll atje, duke e kthyer situatën nga “kaosi në qeverisje”.
Xi, gjithashtu iu referua ndarjeve brenda partisë, duke thënë se sundimi i tij kishte “larguar rreziqet serioze të fshehura “.
Ai prej kur ishte kryetar i partisë është përballur me korrupsion në nivelet më të larta të partisë. Një mandat i tretë si udhëheqës i Partisë Komuniste Kineze (PKK) do t’i hapë rrugën atij për t’u bërë lideri më i fuqishëm që nga Mao Ce Duni.
Rreth 2,300 delegatë janë mbledhur për të zgjedhur drejtuesit e partive dhe për të debatuar politikat kryesore, shkruan BBC.