kongresi i bashkimit vlen ben pergatitjet e fundit per kongresin 69efde2166fb2

“Kongresi i Bashkimit”, VLEN bën përgatitjet e fundit për kongresin

April 28, 2026
1 minut lexim

Koalicioni VLEN po i jep formë përfundimtare organizimit të Kongresit të parë të përbashkët, i cili pritet të mbahet gjatë muajit maj.

Përmes një fotografie të publikuar nga eksponentë të lartë të koalicionit, është bërë e ditur se përgatitjet për këtë ngjarje politike po hyjnë në fazën finale. Në takimin koordinues kanë marrë pjesë ministra, funksionarë dhe drejtues komunash që janë pjesë e ekipit organizativ të kongresit.

“Së shpejti… KONGRESI I BASHKIMIT, VLEN NJË!”, është mesazhi i publikuar nga përfaqësues të koalicionit, duke paralajmëruar një ngjarje që pritet të shënojë etapë të re në organizimin politik të VLEN-it.

Nga koalicioni vlerësojnë se kongresi do të jetë moment i rëndësishëm për konsolidimin e strukturave dhe përcaktimin e objektivave politike për periudhën e ardhshme.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

larja e lopes molle sherri ne ferma vip perplasje e forte mes mozes dhe sares 69efd845d1e21
Lajmi i mëparshëm

Larja e lopës “mollë sherri” në Ferma VIP! Përplasje e fortë mes Mozës dhe Sarës

Të fundit nga

​A u shkel Kushtetuta, flet Nagavci

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arbërie Nagavci deklaroi se ka pasur kuorum, siç tha ajo, për të filluar seancën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentes. Se a u shkel
ShkoLartë