Dy shtetas janë konflikttuar në “Unazën e Re” rreth orës 19:00. Si pasojë e konfliktit dy shtetasit kanë përfunduar në spital.
Policia njofton se bashkë me ta, në spital ka përfunduar edhe bashkëshortja e njërit prej shtetasve e cila është shtatzanë dhe e ka qenë e pranishme gjatë konfliktit.
Njoftimi policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 10.06.2023, rreth orës 19:00, në Unazë të Re, janë konfliktuar dy shtetas të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu ka shkuar në spital për kontroll mjekësor bashkëshortja e një prej shtetasve (shtatzanë) e cila ka qenë e pranishme gjatë konfliktit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.