konflikti pronesor ne has arrestohet 21 vjecarja goditi me mjete te forta ciftin e bashkeshorteve 681b20d6e9f2d

Konflikti pronësor në Has! Arrestohet 21-vjeçarja, goditi me mjete të forta çiftin e bashkëshortëve

May 7, 2025
1 minut lexim

Një konflikt për çështje pronësie në fshatin Pla të Hasit ka përfunduar me dhunë fizike dhe arrestimin e një 21-vjeçareje. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, e reja me inicialet A. S. është arrestuar në flagrancë për akuzat “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”, pasi dyshohet se ka goditur me mjete të forta një çift bashkëshortësh, përkatësisht A. J., 65 vjeç dhe V. J., 60 vjeçe.

Sipas të dhënave hetimore, A. J. ka marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa bashkëshortja e tij vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale janë referuar tashmë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë dje, për një konflikt për motive pronësie në fshatin Pla, bëjmë me dije se në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has arrestuan në flagrancë shtetasen:

S., 21 vjeçe, banuese në fshatin Pla, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se gjatë konfliktit për motive pronësie, kjo shtetase ka goditur me mjete të forta, shtetasit A. J., 65 vjeç dhe V. J., 60 vjeçe (bashkëshortë).

Shtetasi A. J. mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasja V. J. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

murtezani zhvillon takim me perfaqesuesin e ke se zhill kitell 681b1b76595c7
Story i mëparshëm

Murtezani zhvillon takim me përfaqësuesin e KE-së, Zhill Kitell

pjesetare te stafit te ambasades amerikane asistohen nga policia e kosoves ne poligonin e qitjes 681b2a7c265ac
Story i radhës

Pjesëtarë të stafit të Ambasadës amerikane asistohen nga Policia e Kosovës në poligonin e qitjes

Të fundit nga

Mexhiti: Gjuha shqipe nuk preket, rrini rahat!

Zv.kryeminisrti i parë, Izet Mexhiti, edhe një herë është prononcuar për ligjin për përdorimin e gjuhëve. Ai ka shkruar se përdorimi i gjuhës shqipe i garantuar me këtë ligj nuk cënohet. “Në
ShkoLartë