Varrezat e fsahtit Ferras në Fier janë kthyer në burim konflikti pasi qytetarët thonë se parcela e tyre po përdoret për prehjen e personave që nuk janë banorë të zonës. Ata thonë se rrethimi i varreve me kangjella ka sjellë edhe bllokimin e rrugës, ndaj kërkojnë marrjen e masave dhe ndërhyrjen e bashkisë për zgjidhjen e situatës.
Banorët e fshatit Ferras në Fier ankohen se varreza po shfrytëzohet edhe nga persona që nuk janë banorë të zonës.
Qytetarët kanë kërkuar marrjen e masave nga institucionet përkatëse për rregullimin e kësaj situate, të cilën e vlerësojnë si të padrejtë.
“Nuk i takojnë që të vijnë këtu, çdo njeri shkon në vendin e tij.”
“Duhet të marrë masa pushteti vendor.”
Banorët thonë se edhe rrethimi i varreve është kthyer në një shqetësim pasi po bllokon rrugët e kalimit.
“Këto rrethime i bëjnë banorët e fshatit Fermë matanë, të Vlorës. Këtu është rrugë. Kanë vënë kangjella, 50-100 metra e kanë rrethuar do sjellë fisin atje.”
Qytetarët arrijnë deri aty sat ë kërkojnë zhvarrosjen e atyre që nuk janë vendas dhe heqjen e kangjellave rrethuese.
“Këto kangjella të hiqen dhe mos të vihen më, të bëhen shembull për të tjetër.”
Kryeplaku i fshatit nga ana tjetër pretendon se në këto varreza nuk ka asnjë të huaj.
“Nuk më takon mua sepse ata njerëz kanë qenë banorë të fshatit Ferras dhe nuk më lejohet mua të flas, t’i heq nga fshati Ferras.”
Duket se për zgjidhjen përfundimtare të kësaj situate dhe verifikimin e pretendimeve të palëve, do të duhet ndërhyrja e bashkisë së Fierit.