Konflikt për pronat/ Thumanë, tre të plagosur. Mes të lënduarve një efektiv policie, ishte jashtë shërbimit

min lexim

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së enjtes në Thumanë, ku tre persona kanë mbetur të plagosur. Gazetari i ABC News, Ervin Leka raporton se dy persona janë përshirë në një konflikt pronësie.

Sipas informacioneve të para, një efektiv policie, Sahit Ahmetaj (Sela), është konfliktuar me kushëririn e tij Adrian Sela dhe ka përdorur armën e shërbimit. Edhe Sela ka përdorur armë, duke plagosur policin.

Si pasojë të dy shtetasit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkaq në spital është paraqitur dhe një person, Fatos Sela, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri gjatë konfliktit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Bëhet fjalë për një sherr të ndodhur rreth orës 22:00 ku në afërsi të një fabrike çimentoje në Mamurras, gjatë një konflikti për motive pronësie, janë plagosur me armë zjarri Sait Ahmetaj, një efektiv policie, gjatë konfliktit ka qenë jashtë shërbimit. I plagosur ka mbetur edhe ASrdian Sela, kushëri i Sait Ahmetaj. Ky i fundit ka përdorur armë zjarri, ku ka mbetur i plagosur polici. I plagosur nga të shtënat ka mbetur edhe Fatos Sela, është paraqitur për ndihmë në spitalin e Laçit”, raportoi gazetari Leka.

Story i mëparshëm

Kryetari i Bordit të RTK-së e pranon që pati lëshim kur u publikua artikulli

Story i radhës

Rruga e zgjuar: Ndriçimi publik ndizet me ndriçimin e plotë vetëm kur afrohet një automjet ose këmbësorë

Të fundit nga