konflikt mes te denuarve ne burgun e recit nderhyjne autoritetet 6afecb1cdd118

Konflikt mes të dënuarve në burgun e Reçit, ndërhyjnë autoritetet

November 19, 2026
1 minut lexim

Një konflikt mes disa të dënuarve është regjistruar në burgun e Reçit, në Shkodër të enjten.

Pas incidentit, autoritetet kanë ndërhyrë menjëherë për të neutralizuar situatën dhe për të rikthyer normalitetin në ambientet e institucionit. Njëkohësisht, janë ushtruar kontrolle në ambientet e burgut, përfshirë edhe qelitë e të dënuarve.

Mësohet se personave të lënduar nga konflikti u është ofruar ndihma e parë mjekësore nga stafi i institucionit.

Deri më tani nuk ka informacion zyrtar mbi shkaqet që çuan në përplasjen mes të dënuarve, ndërsa mbeten të paqarta edhe rezultatet e kontrolleve të ushtruara në qelitë e burgut.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

policia publikon statistikat 24 oreshe shqiptohen mbi 2 mije tiketa trafiku ne kosove 6afecac1643f0
Lajmi i mëparshëm

Policia publikon statistikat 24-orëshe, shqiptohen mbi 2 mijë tiketa trafiku në Kosovë

dy avione ushtarake ruse fluturojne prane tajvanit ministria e mbrojtjes hera e dyte brenda javes 6afecb59017e6
Lajmi i radhës

Dy avionë ushtarakë rusë fluturojnë pranë Tajvanit, Ministria e Mbrojtjes: Hera e dytë brenda javës

Të fundit nga

ShkoLartë