MPB Maqedoni informon se më 04.03.2023 në ora 18:30, zyrtarë policorë nga stacioni policor për mbikëqyrje kufitare në Rogaçevë në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare “Veri” kanë privuar nga liria J.L.(29) nga fshati Bllacë, Shkup.
Sipas tyre, personi pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet kallëzim përkatës.
“Gjegjësisht në vendin e quajtur “Ura e Radushës” në fshatin Radushë, zyrtarët policorë kanë kryer kontroll në një furgon Mercedes me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte i arrestuari, në të cilin u gjetën disa produkte pa dokumentacion, të cilat i kishte sjellë nga Kosova”.
“Me personin në stacionin policor është zhvilluar intervistë zyrtare dhe për ngjarjen është njoftuar prokurori publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB Maqedoni.