Konfiskohen 106 parfume “Gisada” në hyrje të Maqedonisë së Veriut

1 minut lexim

Mbi njëqind parfume “Gisada” në vlerë prej 240 mijë denarë janë konfiskuar nga doganierët në hyrje të vendkalimit kufitar “Tabanoc”, pasi shoferi i autobusit ka tentuar që ilegalisht t’i sjellë në vend pa i deklaruar, përcjell TV21.

“I pyetur nga doganierët nëse kishte ndonjë gjë për të deklaruar, shoferi deklaroi se mbante vetëm sende personale. Më pas është kryer kontroll i detajuar gjatë të cilit në bagazhin në pjesën e veglave janë gjetur gjithsej 106 parfume, për të cilat shoferi është dashur të paguaj import në vlerë prej 49 mijë denarë. Ndaj udhëtarit është ngritur kallëzim për kundërvajtje për mos respektim të rregulloreve doganore”, njoftojnë nga Drejtoria e Doganave./tv21.tv

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Kurti u takua me drejtoreshën e re të Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Story i radhës

SPB-Tetovë: Dënim me burg prej 1 deri 5 vjet për të shtëna me armë zjarri

Të fundit nga