Konfirmoi lidhjen e dashurisë, Capital T flet rreth martesës

July 31, 2023
1 minut lexim

Reperi i njohur shqiptar, Capital T përveç me karrierën e suksesshme ka marrë vëmendje edhe për jetën e tij private.

Ndonëse çdo herë është munduar ta mbaj larg syrit të publikut, së fundmi rap-artisti nga Prishtina konfirmoi se është në një lidhje dashurie.

Gjatë intervistës në emisionin Radar, autori i “Akull” tha se është në një romancë duke e cilësuar partneren e tij si ‘më e bukur në botë’.

Ndërkohë, deri sa po bën përgatitjet finale për koncertin e tij të madh në Prishtinë ‘Time Capsule’, një një intervistë për “Prive” ai foli edhe rreth synime që ka në aspektin personal.

“Sa i përket anës profesionale po mendoj se ndoshta edhe 2-3 pika që nuk janë, e kam plotësuar listën e pikave që duhen. Po realizoj një nga ëndrrat më të mëdha me koncertin në Prishtinë”, tha reperi.

“Sa i përket anës personale, nuk mungon vetëm martesa por edhe shumë gjëra të tjera me të cilat duhet të punoj sepse i kam lënë mbrapa për shkak të angazhimeve të punës. Jam duke i përmbushur të gjitha qëllimet që ia kam vënë vetes nga ana profesionale dhe besoj se shpejt kam për t’iu futur edhe atyre pikave të tjera, shpresojmë për 2024”, u shpreh tutje artisti.

Kujtojmë që koncerti i tij “Time Capsule” mbahet më 11 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri”. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Aksident në aksin Kotë-Gjormë, ndërron jetë 62-vjeçari

Story i radhës

Kamberi: Pasivizimi i adresave të shqiptarëve, tentim për spastrim etnik

Të fundit nga

ShkoLartë