Konfirmohet zyrtarisht data dhe vendi për përballjen e shumëpritur Joshua-Dubois

1 minut lexim

Përballja gjithë-britanike mes Daniel Dubois dhe Anthony Joshua tashmë ka të caktuar vendin dhe datën zyrtarisht.

Joshua do të synojë të bëhet tre herë kampion bote në peshën e rëndë kur të sfidojë për titullin IBF.

Dubois do të bëjë mbrojtjen e parë të rripit pas fitores ndaj Filip Hrgovic, ndërsa dy boksierët britanikë luftojnë në stadiumin ikonik, Wembley.

Në po atë natë, Liam ‘Beefy’ Smith përballet me Josh Kelly, ndërsa Anthony Cacace mbron titullin e tij botëror në peshën super të lehtë në IBF kundër Josh Warrington.

Përballjet e tjera që do të zhvillohen po në atë natë: Tyler Denny kundër Hamzah Sheeraz, Joshua Buatsi kundër Willy Hutchinson dhe Mark Chamberlain kundër Josh Padley janë gjithashtu të planifikuara për kartën masive. 

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Pezullohet kandidati britanik që vinte bast kundër vetes në zgjedhjet e korrikut

Story i radhës

Këto foto të aktores me pullë të kuqe, do t’iu lenë pa mend

Të fundit nga