Konfirmohet rasti i parë i lisë së majmunëve te një grua në Portugali

1 minut lexim

Autoritetet shëndetësore portugeze kanë njoftuar rastin e parë të konfirmuar të lisë së majmunëve.

Bëhet fjalë për një grua. Njoftimi është bërë publik të premten e 8 korrikut.

Deri ditën e djeshme Portugali kishte gjithsej 473 raste të lisë së majmunëve, të gjitha raste të regjistruara te meshkujt.

Shumica e infeksioneve u gjetën në Lisbonë dhe Luginën Tagus, sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shëndetësisë e Portugalisë (DGS).

Lija e majmunit është e zakonshme tek kafshët e egra siç janë brejtësit. Megjithatë, edhe njerëzit mund të infektohen me virusin.

Simptomat e lisë së majmunëve përfshijnë skuqje të lëkurës, ethe , dhimbje koke, dhimbje shpine, ënjtje dhe lodhje.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Investim prej më shumë se 209 mld dollarësh për mbrojtjen! Çfarë është riarmatimi i madh botëror?

Story i radhës

Horoskopi: një koktej humori për çdo shenjë

Të fundit nga