Konfirmohet prezenca e varianteve të reja të Omicron në vend

April 5, 2022
1 minut lexim

Instituti Shëndetit Publik informon qytetarët se në vendin tonë është konfirmuar prezenca e varianteve BA1 dhe të BA2.

Nga laboratori i references në Gjermani, ka dalë rezultati, ku nga totali i 556 mostrave ka rezultuar se sundon varianti BA1 i Omikron, por kemi edhe prezencë në qarkullim dhe të BA2.

Gjithashtu në një % shumë të ulët dhe qarkullimin e variantit Delta.

Sipas të dhënave rezulton prezenca si më poshtë:

86%(476) janë mostra BA1
8.3%(46) janë mostra BA2
3% (18) janë mostra delta

Shpërndarja e rasteve BA2 është më e lartë në komunitet krahasuar me rastet spitalore. Siç ka ndodhur dhe në vendet e tjera ka gjasa që ky variant të kalojë në një variant dominues kundrejt varianteve të tjera për shkak të trasmetueshmërisë së lartë.

Instituti Shëndetit Publik, ju bën apel të gjithë qytetarëve të vaksinohen ndaj COVID-19 pranë qendrave shëndetësore ose pikave të përqendruara të vaksinimit.

Për mbrojtjen e shëndetit është i rëndësishëm vaksinimi me të treja dozat e vaksinës antiCOVID.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Botërori 2022 i MotoGP nuk njeh pushime

Story i radhës

Asani: Memoriali i Bllacës, ndërgjegjësim institucional ndaj vuajteve shekullore

Të fundit nga

Flick me fjalë të mëdha për Pedrin

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick nuk kurseu fjalët e mira për yllin e tij, Pedrin. Ndonëse humbën në derbi ndaj Atletico Madridit, Pedri kishte shënuar gol dhe Flick lavdëroi spanjollin për paraqitjen
ShkoLartë