Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez e ka konfirmuar që Miralem Pjanic do të qëndrojë.
E ardhmja e Pjanic duket se do të jetë në ‘Camp Nou’.
Kjo pasi, është trajneri i ekipit katalanas që e konfirmon që boshnjaku do vazhdojë të jetë lojtar i tij.
“Miralem Pjanic do të qëndrojë këtu. Ai më ka bindur dhe do të qëndrojë me ne”, tha trajneri.
Pjanic sipas lajmeve të fundit ishte i lidhur me një kalim te Juventusi, por është Xavi që shuan dyshimet në lidhje me të ardhmen e mesfushorit.