Newcastle United është shumë i interesuar për të kompletuar transferimin e mundshëm të talentit të Atletico Mineiro, Carlos Daniel.
Klubi anglez është duke ndjekur nga afër 20-vjeçarin, që ka mahnitur të gjithë në Brazil dhe shihet si talenti i radhës që do shkëlqejë në Evropë.
Newcastle në verën e ardhshme do diskutojë me Daniel për të provuar të arrijnë ndonjë marrëveshje të mundshme dhe këtë e ka konfirmuar agjenti.
“Kontakti ka qenë që nga qershori i verës së kaluar, tani ka nisur sërish sepse e kanë ndjekur në Copinha. Skuadra u ble nga Mohammed bin Salman, por drejtori e pëlqen shumë Carlos”, theksoi agjenti, Anderson Fia për “Globo Esporte”.
Ndërkohë, Atletico Mineiro nuk do e lejojë talentin të largohet nëse nuk paguhet klauzola e lirimit me vlerë prej 50 milionë euro.
Duke marrë parasysh pasurinë e madhe të klubit anglez një marrëveshje mund të realizohet në verën e ardhshme, ku në fakt Newcastle raportohet se do bëjë disa transferime në mënyrë që të garojë për një vend që të dërgon në Evropë.