Konfirmohet mungesa e Barellas te Interi
Inter ka konfirmuar se Nicolò Barella është diagnostikuar me një dëmtim në muskujt adduktorë, dhe sipas Gazzetta, është “shumë e mundshme” që mesfushori italian të mungojë në ndeshjen e ardhshme të Serie A kundër Comos.
Ylli i Interit, Barella, iu nënshtrua një rezonance magnetike të enjten në mëngjes dhe ekzaminimet zbuluan një dëmtim në muskujt adduktorë.
“Nicolò Barella iu nënshtrua një rezonance magnetike këtë mëngjes në Istituto Clinico Humanitas në Rozzano. Ekzaminimet zbuluan një shtrirje të lehtë në adduktorin e kofshës së djathtë. Situata do të vlerësohet ditë pas dite,” tha Inter në një deklaratë.
Ylli i Nerazzurrëve do të mungojë në ndeshjen e sotme të Coppa Italia kundër Udineses, por sipas Gazzetta, ka shumë mundësi që të mos luajë as në ndeshjen e ardhshme të Serie A kundër Comos më 23 dhjetor.
Barella ka shënuar tre gola dhe ka dhënë dy asistime në 17 paraqitje në të gjitha garat me Interin këtë sezon.
Kontrata e tij në San Siro skadon në qershor 2029.
Inter ndodhet në vendin e tretë në tabelën e Serie A me 34 pikë, tre më pak se liderja Atalanta, por skuadra e Simone Inzaghit ka një ndeshje më pak.
Inzaghi pritet të startojë me Piotr Zielinski, Hakan Çalhanoglu dhe Davide Frattesi në mesfushën qendrore të Interit kundër Udineses këtë mbrëmje.
Burimi: botasot.info