Konfirmohet largimi i madh nga Chelsea

1 minut lexim

Antonio Rudiger përfundimisht do të largohet nga Chelsea në afatin kalimtar të verës.

Mbrojtësi gjerman do të largohet nga Chelsea, bën të ditur edhe trajneri i skuadrës, Thomas Tuchel.

Tekniku gjerman tha se Rudiger dëshiron të largohet nga “Stamford Bridge”, përkundër insistimit të “Bluve” për të gjetur gjuhën e përbashkët.

“Ai dëshiron të largohet nga klubi. Ai më njoftoi në një bisedë private. Ne dhamë gjithçka, por nuk mundëm të luftonim më për shkak të veprimeve”, tha Tuchel në një intervistë, njofton Fabrizio Romano.

29-vjeçarit i skadon kontratë më 30 qershor të këtij viti dhe destinacion i radhës për të pritet të jetë Real Madridi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ish-gjenerali: Me urën tokësore për në Krime Rusia mund të ushtrojë presion të madh

Story i radhës

Real Madridi arrin marrëveshje me Rudigerin

Të fundit nga