Sony konfirmoi se God of War Ragnarok, vazhdimi i edicionit të 2018-ës, do të lançohet në PlayStation 4 dhe 5 më 9 Nëntor.
Lajmi vjen për të konfirmuar spekulimet e mëhershme për një debutim të mundshëm në Nëntor dhe mirëpritet nga gamerat të cilët i trembeshin një shtyrjeje në 2023.
Shumë tituj të mëdhenj janë rezervuar për këtë vit ku mund të përmendim Starfield të Bethesda.
Traileri i God of War Ragnarok nuk ka një shembull loje por shfaq Kratosin dhe djalin e tij të cilët luftojnë duke përdorur superfuqitë e tyre.
Nga përballja me djaj tek rënia nga një lartësi dhe dyluftimi me një ujk gjigant, kësaj here Atreus duke më tepër sesa thjeshtë një fëmijë. /GameWorld Albanian