Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 564 teste, ndërsa janë regjistruar 44 raste të reja me COVID-19.
Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (44), janë regjistruar 13 riinfeksione.
Nga MSH njoftojnë se janë konfirmuar edhe 81 pacientë të shëruar nga COVID-19.
Gjatë 24 orëve të kaluara nuk është regjistruar asnjë humbje jete. Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga “Termini Im”, janë regjistruar, 3 humbje jete nga Shkupi (2) dhe Kavadari (1). Personat e vdekur janë të moshës prej 62 deri në 79 vjeç. Të gjithë personat humbën jetën në shtëpi. Personat e vdekur janë regjistruar në periudhën prej 03.10 deri më 18.10.2022.