Konfirmohen edhe 77 raste të tjera të lisë së majmunit në Britani

June 6, 2022
1 minut lexim

Zyrtarët britanikë të shëndetësisë njoftuan se sot janë konfirmuar edhe 77 raste të tjera të lisë së majmunëve, duke shkuar kështu bilanci në më shumë se 300.

Deri më sot, Britania ka numrin më të madh të rasteve në botë, pas Afrikës, dhe numri më i madh i personave të infektuar janë meshkuj homoseksualë dhe biseksualë.

Zyrtarët shëndetësorë paralajmërojnë se të gjithë, pavarësisht nga orientimi seksual, janë të rrezikuar nga infeksioni, dhe kushdo që ishte në kontakt të ngushtë me një person të infektuar, ndante rroba ose shtrat.

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi dje se në më shumë se 20 vende, të cilat nuk kishin raportuar më parë linë e majmunëve, tani janë regjistruar 780 raste, që është një rritje prej rreth 200 për qind krahasuar me fundin e majit.

Deri më tani nuk është raportuar asnjë vdekje jashtë Afrikës.

Këtë vit, më shumë se 1.400 raste të lisë së majmunëve dhe 63 vdekje janë regjistruar në botë, në vendet ku sëmundja është endemike, si Kameruni, Republika e Afrikës Qendrore, Kongo dhe Nigeria, sipas të dhënave nga Qendrat Afrikane për Parandalimin e Sëmundjeve dhe Kontrollit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Angel Di Maria mund të transferohet te Barcelona

Story i radhës

Përballje dhe përplasje “epik””, në mes të rrënuesve të vlerave në njërën anë dhe mohuesve të tyre në anën tjetër !

Të fundit nga

ShkoLartë