Konferencë “Strategjia për reforma në sektorin gjyqësor (2017-2022): Arritjet, leksionet e mësuara dhe rekomandimet

December 13, 2022
1 minut lexim

Shkup, 13 dhjetor – Konferencë përfundimtare e quajtur “Strategjia për reforma në sektorin gjyqësor (2017-2022): Arritjet , leksionet e mësuara dhe rekomandimet” do të mbahet sot në Shkup në organizim të Blupront grupit për reforma në gjyqësi.

 

Konferenca, siç u paralajmërua, do të shërbejë si platformë për diskutim për rezultatet e arritura nga Strategjia aktuale për reforma në gjyqësi dhe nxjerrjen e leksioneve të mësuara dhe rekomandimet për Strategjinë e ardhshme.

Në hapjen e konferencës, siç u paralajmërua, fjalime hyrëse do të kenë drejtoresha e Institutit për politikë evropiane, Simonida Kacarska, drejtoresha ekzekutive e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni, Fani Karanfillova – Panovska dhe drejtoresha për gjykatës dhe prokurorë publikë “Pavel Shatev”, Natasha Gaber Damjanovska.

Në panel duskutimin e parë “Përparimi i vërejtur në institucionet të cilat e përbëjnë sektorin gjyqësor”, janë paralajmëruar fjalime të kryetares së Këshillit gjyqësor Vesna Dameva, kryetarit të Këshillit të prokurorëve publikë, Antonio Jolevski dhe zëvendës drejtorit të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publikë “Pavel Shatev”, Ilir Iseni.

Në panel diskutimin e dytë “Leksionet e mësuara dhe rekomandimet për përgatitjen e strategjisël së re për reforma në sektorin gjyqësor – legjislatura qytetare”, fjalime do të mbajnë gjykatësja nga Gjykata themelore qytetare Shkup, Antoaneta Dimovska, drejtori programor i Qendrës për hulumtime juridike dhe analiza, Zharko Haxhi-Zafirov dhe drejtori programor i Shoqatës për juristë të rinj, Goce Kocevski.

Në panelin e fundit “Leksionet e mësuara dhe rekomandimet për përgatitjen e strategjisë së re për reforma në sektorin gjyqësor – gjyqësia penale”, siç u paralajmërua, fjalime do të mbajnë gjykatësja nga Gjykata supreme, Mirjana Llazarova – Trajkovska, këshilltari shtetëror për gjyqësi ndëshkuese pranë Ministrisë së Drejtësisë, Nikolla Prokopenko, prokurori publik nga Prokuria e lartë publike – Shkup, Elvin Veli dhe avokati Aleksandar Tumanovski.

Konferenca është në kuadër të projektit “Për drejtësi – kontribut qytetar për avancimin e gjyqësisë”.

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Argjentinë-Kroaci, formacionet e mundshme

Story i radhës

Kuvendi do ta mbajë seancën e 95-të

Të fundit nga

Gënjeshtra, dobësi apo aftësi?

A mund të na çojë një gënjeshtër e bardhë në rrugën e një mashtrimi më të madh? Pasi themi një gënjeshtër, çfarë mund të na ndalojë për të  gënjyer? Pse ndonjëherë mendojmë
ShkoLartë