Konferencë shtypi në bashki, Ristani: Nuk ka krizë në Tiranë, shkarkimet sipas ligjit

March 21, 2025
1 minut lexim

Bashkia e Tiranës ka sqaruar situatën e krijuar 48 orët e fundit në këtë institucion. Pas shumë vitesh zyra e shtypit e bashkisë ka thirrur gazetarët në konferencë për shtyp, ku Anuela Ristani ka deklaruar pozicionin e saj. Ajo është kryetarja e deleguar e Bashkisë së Tiranës, ndërsa sqaroi se vendimi I Veliajt ishte marrë në kushtet e një informacioni të cunguar.

Mesditën e së premtes, me të rimarrë detyrën dhe kontrollin e Bashkisë, kryetarja Ristani ka shkarkuar nga detyra dy njerëzit e besuar të Erion Veliajt, nënkryetaren Sara Goxhaj dhe Sekretarin e Përgjithshëm Alban Dokushi.

E pyetur nga mediat Ristani nuk ka bërë publike motivacionin e shkarkimit që në shkresën zyrtare mban vetëm firmën e saj dhe jo të Erion Veliajt. Ristani përjashtoi krizën institucionale në bashkinë e Tiranës.

Gjatë fjalës saj ajo vlerësoi Erion Veliajn në misionin e përbashkët siç e cilësoi ajo ndryshimin e Tiranës. Ndërsa fjalimin e mbylli me mirënjohjen ndaj kryeministrit Edi Rama për mbështetjen ndaj stafit të bashkisë.

Më 18 mars, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, nga qelia e paraburgimit shkarkoi kryetaren e deleguar  Anuela Ristani. Në vend të saj urdhëroi që këtë detyrë ta mbante nënkryetarja tjetër Sara Goxhaj, e cila qëndroi formalisht në këtë detyrë më pak se një ditë pune.  Disa orë më vonë Veliaj ka tërhequr vendimin duke lënë në detyrë Anuela Ristanin.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Shekerinska: Në nismat për mbrojtje, BE-ja të përfshijë edhe aleatë të cilët nuk janë anëtare të saj

Story i radhës

Marrëveshja ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Spahiu: Pengon zhvillimin e politikës pro ruse të Serbisë në rajon

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë