11
Vinicë, 15 maj – Në Vinicë sot do të zhvillohet konferencë me temë “Qasje deri tek financat për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme” organizuar nga Fondacioni progresiv akademik.
Siç paralajmërojnë organizatorët, përmes tre paneleve të fokusuara, do të prezantohen instrumente specifike financiare dhe donatorëve të mbështetura me përvojë praktike.
“Konferenca është një mundësi e vërtetë për të njohur personalisht njerëz dhe institucione që mund ta ndihmojnë biznesin tuaj të sigurojë qasje deri tek kapitali, mbështetje dhe tregje të reja. Në një vend – dituri, kontakte dhe inspirim/frymëzim”, kumtuan organizatorët.
BURIMI: zhurnal.mk