Konferencë për procesin e Berlinit dhe bashkëpunimit rajonal në Evropën juglindore

December 5, 2022
min lexim

Shkup, 5 dhjetor – Fondacioni Fridrih Ebert në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë, sot në hotelin “Aleksandar Pallas” do të mbajnë konferencë me temë “Bashkëpunim i intensifikuar: Procesi i ripërtërirë i Berlinit dhe e ardhmja e bashkëpunimit rajonal në Evropën Juglindore” ku është paraparë të flasin ministria nga vendi dhe rajoni, koordinues, këshilltarë dhe përfaqësues të organizatave qytetare.

 

“Qëllimi i kësaj ngjarje është hapja e diskutimit për përfitimet nga Procesi i Berlinit në nivel nacional dhe rajonal, tërheqja e vëmendjes në zgjerimin e Bashkimit Evropian drejt Ballkanit Perëndimor në kushte të luftës në Ukrainë, e gjithashtu, do të diskutohet edhe për sigurinë energjetike si pjesë e agjendës së gjelbër dhe tregut të përbashkët rajonal”, theksuan nga Zyra e Fondacionit Fridrih Ebert në Shkup.

Nga atje paralajmëruan se konferenca do të jetë e hapur me paraqitje hyrëse të presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, përfaqësuesit të posaçëm të Qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manueel Saracin, përfaqësuesit nga Zyra rajonale për bashkëpunim rinor (RIKO), Bllazhen Maleski dhe drejtorit të Fondacionit Fridrih Ebert (FES) në Maqedoni të Veriut, Rene Shlee.

“Për panelin e parë të titulluar ‘Hyrja në BE nga ambicia politike deri tek domosdoshmëria gjeostrategjike?’ pjesëmarrje të konfirmuar kanë zëvendëskryetari i Qeverisë për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, drejtoresha për Evropë Juglindore, Turqi, OSBE dhe Këshilli e Evropës në Ministrinë e Punëve të Jashtme të RF të Gjermanisë, Suzana Shtuc, nënkryetarja e PES dhe ish-ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Filip Toshevski, kryetari i Institutit për demokraci ‘Societas civilis’ Marko Troshanovski dhe drejtoresha e Institutit për politikë evropiane, Simonida Kacarska”, informuan nga Zyra.

Nga atje cekën se për panelin e dytë “Tregu i përbashkët rajonal – promovim i zhvillimit rajonal ekonomik: elemente për përparim” janë paraparë fjalime të zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike, koordinim mes resorëve ekonomik dhe investimeve, Fatmir Bytyqi, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, sekretares shtetërore në Ministrinë e Ekonomisë, Razmena Çekiq, sekretarit të përgjithshëm të Forumit investues të odave – asociacion i gjashtë odave nacionale nga rjaoni i Ballkanit Peërndimor, Tatjana Shterjova Dushkovska dhe profesoresha asistente në Shkollën për biznes në Kompenhagë, Olimpia Hristova Zaevska.

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sharon Stone nuk njeh moshë, shfaqet me format e saj trupore të shkëlqyera në Arabinë Saudite.

Story i radhës

Transportuesit privatë sërish e bllokojnë Shkupin

Të fundit nga

KF Tirana U18 në krye

KF Tirana kryeson kampionatin “Abissnet Superiore” U-18 për sezonin 2024/2025, duke përfunduar vitin 2024 në vendin e parë me 37 pikë pas 15 ndeshjesh të luajtura. Bardheblutë kanë treguar një formë të
ShkoLartë